Shumica e vendeve të zhvilluara, që e gjetën veten të përballur me krizën, mbështetën shpresa jashtëzakonisht të mëdha tek partnerët e vet në ekonominë globale. Në vitet 2008-2009 pjesa më e madhe e tyre mbijetuan për llogari të huamarrjes së jashtme. Erdhi koha për të dalë nga gropa e post-krizës, për të rimëkëmbur ekonominë, për t’u riangazhuar me zhvillimin, por të gjitha paratë shkojnë për shlyerjen e borxhin publik.

Si rezultat, për shumicën e ekonomive botërore situata e favorshme respektivisht në vitet 2005-2006, dhe, në parim, e pranueshme me madhësinë e borxhit kombëtar në vitet 2008-2009, aty nga viti 2010 u bë mjaft e mprehtë, madje akute. Dhe kaq akute, saqë hyri në axhendën e temave më kryesore të Samitit të "G-20" në Toronto në vitin 2010 . Atëhere u shtrua si pikësynim reduktimi 2-fish i deficitit të buxhetit deri në vitin 2013. Aktualisht u bë mëse e qartë se përmbushja e këtij plani dështoi.

Në faqen e revistës "The Economist" gjithkush që dëshiron mund të gjejë Orët (Clock) e borxhit mbarëbotëror (http://www.economist.com/content/global_debt_clock). Harta interaktive tregon dinamikën e borxhit të jashtëm të vendeve që nga viti 2002. Madhësia e borxhit të jashtëm në shumicën e vendeve evropiane i tejkalon 80%-ët. Pozitë kryesuese mes shteteve evropiane zë Greqia e shumëvuajtur, por nuk paraqitet aspak më e mirë situata edhe në Britaninë e Madhe, në Irlandë, Francë, Itali dhe Portugali. Kurse borxhet e Japonisë në përgjithësi sot përbëjnë 241 % të PBB-së.

Detyrë imediate - të ndiqet një politikë e tillë fiskale që niveli i borxhit të jashtëm të mos i kalojë 90% të PBB-së. Kjo do të lejojë shërbimin në mënyrë efektive të borxhit kombëtar dhe në të njëjtën kohë caktimin e sasisë së nevojshme të burimeve financiare për zgjidhjen e problemeve të brendshme të shtetit.

Por a është e mjaftueshme vallë kjo për daljen e sigurt nga depresioni? Sidomos me marrjen parasysh të faktorëve të tjerë negativë, të planifikuar për diskutim në "G-20", në radhë të parë, të atyre të lidhur me dështimet e disfatat e shpeshta në luftërat e monedhës. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të insistojnë në marrjen e masave edhe më të rrepta. Bashkimi Evropian ka në plan për të ngritur kufirin e sipërm të borxhit deri në 60% të PBB-së. Kurse kjo do të thotë taksa më të larta dhe reduktim i financimit për programet sociale. Megjithatë, puna për zgjidhjen e problemit të borxhit publik është një gjë absolutisht e nevojshme. Pikërisht kjo është arsyeja pse Rusia dhe propozoi ngritjen e kësaj çështje për diskutim në Samitin e "G-20".

Falimentimi faktik aktual i Greqisë dhe Qipros është vetëm sinjali i parë i alarmit. Atij mund t’i vihet veshi, por mund edhe të injorohet. Dhe fakti, që në Rusi reaguan ndaj këtij sinjali alarmues, dëshmon nivelin e përgjegjësisë së Federatës Ruse si një prej lojtareve në platformën globale.