Kësaj dhe disa pyetjeve të tjera iu përgjigj në intervistën me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" eksperti autoritativ, ish-Ministri i Ekonomisë së Federatës Ruse, Eugjeni Jasin:

- Samiti i "G-20" do t'i kushtohet kryesisht çështjeve ekonomike. Por nëse në të do të preken edhe probleme politike, kjo do të bëhet vetëm në rast se për këtë do të jetë i interesuar një numër mjaft i madh i pjesëmarrësve dhe ato nuk do të kenë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe të ndokujt. Pjesëmarrja në "Njëzetëshe" i detyron ata, që janë përfshirë në të, të anashkalojnë çështje të tilla që janë me interes vetëm për një, dy, tre pjesëmarrës.

Si një temë, që është me interes për të gjithë pjesëmarrësit, Rusia deklaron problemin e rritjes ekonomike. Si mendoni Ju, a është vallë kjo një temë kyç e zgjedhur drejtë në këto momente, apo mund të ofrohej diçka tjetër?

- Unë mendoj se tema e propozuar është pikërisht ajo që duhet. Ky problem është shqetësues për të gjithë sot, ne jemi duke përjetuar një krizë globale ekonomike. Veçoria e situatës së krijuar konsiston në faktin se faktorët që kushtëzojnë krizën janë të përgjithshëm, ndërsa masat, që duhet të marrin vendet për të siguruar rritjen ekonomike, janë të ndryshme. Dhe kjo është e rëndësishme.

Edhe një pyetje tjetër: në lidhje me çështjen, të cilën hartuesit e programit të temave, që do të paraqiten për diskutim në samitin përfundimtar, e portretizojnë si unikale - ky është një problemi i përvetësimit të njohurive financiare prej qytetarëve. Kjo temë u diskutua në mbledhjen e "Biznes-Njëzetëshes", e cila u mbajt në kuadër të përgatitjes së samitit. Si mendoni Ju, për vendet e tjera kjo temë është po kaq e rëndësishme dhe interesante?

- Ndoshta do të ketë nivele të ndryshme të interesit ndaj saj, por kjo është megjithatë një temë interesante për të gjithë. Atje, së pari, përveç Rusisë janë të përfaqësuara edhe vende të tjera në zhvillim, për të cilat kjo çështje është e një rëndësie të madhe, madje primare. Dhe për këtë arsye ato me siguri kanë ndërmend t’i bashkohen diskutimit. Përveç kësaj, edhe vendet e zhvilluara ndoshta nuk do të jenë kundër diskutimit të problemeve të njohurive financiare. Të paktën për vetë faktin se ato munden jo vetëm të japin kontributin e tyre në rritjen e dijeve, kompetencave ekonomike dhe financiare të popullsisë së vet, por edhe se qytetarët e tyre mund të marrin pjesë në gjithfarë programesh në vende të tjera. Prandaj unë mendoj se kjo është një temë mjaft e mirë.