Në programin e fluturimeve demonstruese janë përfshirë më shumë se 20 pjesëmarrës. Për herë të parë në të do të performojë grupi rus i pilotazhit të lartë "Berkuti" (russ. "Беркуты", angl. "Golden Eagles"), që do të fluturojë me gjashtë helikopterë sulmues "Mi-28" ("Ми-28"). Risi e ekspozitës "MAKS-2013" do të jetë performanca e grupit të pilotazhit të lartë të Forcave Ushtarake Ajrore të Kinës me avionët gjuajtës reaktivë të prodhimit kinez "J-10".