Dokumentet e nënshkruara në qershor të po atij viti i treguan botës se në rolin e mbrojtësve të shqiptarëve dolën haptazi NATO, SHBA-ja dhe Gjermania.

Më 19 mars të vitit 2001 mbi ekzistencën e vet deklaroi grupi militant i shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërkohë, duhet thënë, se ata nuk janë aspak të privuar nga të drejtat e tyre. Kushtetuta e Malit të Zi garanton përdorimin e simboleve kombëtare, të gjuhës amëtare deri tek institucionet shtetërore, marrjen e arsimit në gjuhën amtare, krijimin e organeve vendore të vetadministrimit, përfaqësimin në Kuvend (Skupshtina) e kështu me radhë. Ata kanë lidhje shumë të ngushta me Kosovën, me Shqipërinë.

Në vitin 2004 në faqen e Internetit, rrënjët e së cilës e marrin fillesën në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ofruesi (provider) ndodhej në Francë, postoheshin paralajmërime në adresë të Qeverisë së Malit të Zi për të mos i shtypur e ndrydhur shqiptarët në republikë, përndryshe në Ballkan do të ketë probleme. Në faqen kryesore të site ishte vendosur shenja e "Armatës Kombëtare Shqiptare të Malit të Zi". Shqiptarëve të Malit të Zi - ata përbëjnë rreth 5% (ndërsa sipas disa burimeve të tjera, 7%) të popullsisë së republikës - i drejtohej thirrja: "Vëllezër dhe motra, le ta bëjmë Shqipërinë një të vetme, dhe, nëse do ta lypë nevoja të flijojmë për të mijëra jetë".

Mjaft e favorshme për ekstremistët shqiptarë u bë gjendja në Mal të Zi, kur marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi hynë në fazën e fundit të krizës. Ata vendosën të përfitojnë nga fakti që udhëheqja e Malit të Zi ishte e zënë me problemet e ndarjes nga Jugosllavia. Në shtator të vitit 2006 policia arrestoi 14 shqiptarë, të cilët ishin të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste. Opinioni publik u informua se fjalë bëhej për një grup shqiptar të mirë-organizuar dhe të mirë-armatosur (katër prej të ndaluarve kishin shtetësi amerikane) të lidhur ngushtë me bashkëfisësit e tyre në Kosovë. Hetimi zgjati pothuajse një vit. Ai erdhi në përfundimin se militantët synonin të krijonin me forcë në Mal të Zi "rajonin shqiptar", ndërsa financimin e tyre e kishte marrë përsipër emigracioni shqiptar nga Detroiti. Shqiptarët janë dënuar, por kauza e tyre vazhdon të jetojë ende.

Stimul, nxitje e madhe për aktivizimin e shqiptarëve të rajonit u bë nënshkrimi në prill të vitit 2013 në Bruksel i marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila faktikisht njohu pavarësinë e Kosovës. Në gusht të këtij viti themeluesi i Lëvizjes "Shqipëria Natyrale" Koço Dinaj ka ringjallur idenë e nënshkrimit të peticionit mbi domosdoshmërinë që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet. Duke përdorur mjetet moderne të komunikimit peticionin po e nënshkruajnë tani parlamentarët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Qëllimi i tij - të vihet Evropa përpara domosdoshmërisë për të respektuar vullnetin e shqiptarëve në rajon që të bashkohen në një shtet të vetëm. Shqiptarët e Malit të Zi mbështesin iniciativën e korrigjimit në mënyrë jo të dhunshme të "gabimeve historike" të bëra ndaj popullit shqiptar.

Pra, shqiptarët e Malit të Zi po hyjnë në rrugën e mbështetjes së hapur të projektit të krijimit të një shteti të unifikuar shqiptar në Ballkan për të gjithë shqiptarët e rajonit ballkanik. Pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës ky proces po fiton vrull dhe është aktivizuar në të gjitha territoret ku shqiptarët përbëjnë - ose besojnë se përbëjnë - shumicën.