Galeria fotografike

Pikërisht falë asaj melomanët e shumë vendeve të botës mundën të marrin pjesë në Festivalin e Sopot - me ndihmën e video transmetimeve direkt të të gjitha koncerteve të tij në faqet "Zërit të Rusisë", të cilat janë në dispozicion të audiencës në 35 gjuhë të huaja. Në rolin e mediapartnerit polak doli Radiostacioni RMF FM, që themeloi çmimin e vet për Festivalin.

Me këtë rast në Festivalin në Sopot, së bashku me një grup gazetarësh rusë nga Moska, mbërriti edhe Sergei Shaveljev, Zëvendës/kryeredaktori i transmetimit në vendet e Evropës Perëndimore dhe Amerikës Latine të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë". Në koncertin përfundimtar të konkursit të Festivalit në Woodland Opera House, së bashku me çmimin kryesor "Bilbili i qelibartë", ai i dorëzoi Kryetarit të Bashkisë së Sopotit Jacek Karnowski diplomën e posaçme të "Zërit të Rusisë". Për meritat e tij si organizator me diplomë po të tillë u nderua edhe Drejtori i Festivalit Marcin Perzyna. Spektatorët e përshëndetën këtë gjest me duartrokitje të stuhishme.

Publiku i priti pjesëmarrësit e koncertit me një ekspresivitet të madh. Zgjedhja e tij ishte në favor të artistes afro-amerikane (black) nga Franca, e cila debutoi nën pseudonimin Imany - pikërisht ajo dhe e meritoi çmimin "Bilbili i qelibartë".

Imany sintetizon në mënyrë të pazakontë gjatë interpretimit të vet muzikën folk me atë soul dhe bluz (blues). Në Poloni albumi i këngëtares "Sharp of a Brocken Heart" është i njohur tre herë si Platini dhe ka fituar zemrat e qindra mijëra melomanëve. Audiencën polake Imany e bëri për vete, e hipnotizoi në kuptimin e plotë të fjalës, në Festival me këngën "You will never know". Çmimin special të Radio RMF FM e meritoi skocezja e re, e cila përfaqësoi Britaninë e Madhe - Amy MacDonald. Pa dyshim, të dyja këngëtaret i merituan këto çmime. Ato demonstruan një klasë të lartë dhe përfaqësojnë një kulturë shumë të lartë muzikore.

Para se publiku të fillonte të zgjidhte fituesit, e denjë për çmimin "Bilbili i qelibartë", vemendjes së tij iu propozua koncerti "Life is Life", dedikuar hiteve të viteve '80-të, të cilat mund të dëgjohen ende në radiostacione të shumta. Në të debutuan Belinda Carlisle nga SHBA-ja me hitin "La Luna", Rick Astley me këngën "Never Gonna Give You Up", Helena Wondraczkowa me kompozimin kult "Malowaný džbánku" si dhe interpretuesit e mirënjohur polakë - grupi "Budka Suflera" me të preferuarin e publikut Krzysztof Cugowski, Izabela Trojanowska, grupi "Lombard" dhe "Kobranocka".

Audienca në Sopot është mjaft specifike. Ajo reagon në mënyrë shumë aktive ndaj kompozimeve muzikore me kërcime, vallëzime, valëzim të duarve ... Ndonjëherë kjo i bezdis, madje i pengon fqinjët më të përmbajtur. Por, pavarësisht nga kjo, gjatë koncerteve nuk pati asnjë ekses.