Arsyeja e marrjes së tij nën arrest - përfshirja e Miranda në botimin e materialeve të deklasifikuara të marra nga Snowden.

Momenti më interesant në situatën me David Miranda është reagimi i autorëve të gazetave britanike. Gazetarët, të cilët nuk e lënë kurrë që t’u shpëtojë mundësia për të kritikuar Rusinë në lidhje me problemet e hasura nga gazetarët në kontrollin kufitar në aeroporte, panë papritmas vendosjen e drejtësisë më të lartë në marrjen 9-orëshe në pyetje të brazilianit dhe në konfiskimin atij të të të gjithë bartësve disponues të informacionit. Mendimi i Kryeredaktorit të burimit mediatik britanik "The Kernel", Milo Yiannopoulos:

- Miranda u arrestua në mënyrë plotësisht ligjore, sepse ai ishte i përfshirë në gazetarinë investigative të botimit "The Guardian", i cili i ka paguar biletën e avionit atij. Dhe ai duhej ndaluar medoemos. Ndërsa vetë fakti nëse është i drejtë apo i gabuar ligji i aplikuar për paraburgimin e tij - nuk është i ndonjë rëndësie të dorës së parë. Në fund të fundit, në vend të ligjit kundër terrorizmit mund të ishin zbatuar një sërë ligjesh të tjera".

Si për ironi të fatit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1966 vepron një precedent themelor - "Rregulli i Miranda". Një farë personi me mbiemrin Miranda gjatë arrestimit nuk u informua nga efektivët e policisë për të drejtat e tij dhe, si rezultat, dëshmitë e Miranda detyrimisht u përjashtuan nga rasti (çështja gjyqësore). Fjalë bëhet mbi të drejtën e mos vet-inkriminimit, të drejtën për tu konsultuar me avokatin si dhe kufizime të tjera të rëndësishme të arbitraritetit të policisë. Sepse në jetën reale shteti nuk i ndjek më që prej kohësh këto rregulla - as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe. Siç rezulton, njeriu madje nuk duhet të thotë domosdoshmërisht ndonjë gjë, në përgjithësi, gjatë momentit të ndalimit.

Në një situatë të tillë nuk duken kurrsesi të habitshme as luhatjet e papritura në përkatësinë e gjinisë së Manning, as mospërputhjet në veprimet e tij: herë pranimi i fajësisë në lidhje me të gjitha aktakuzat e paraqitura me përjashtim të njërës (spiunazh), herë deklarimi i synimit në një letër adresuar Presidentit Barack Obama "për të bërë burg për hir të lirisë". Ja përsiatjet në lidhje me këtë të avokatit të Manning, juristit David Coombs:

- Rasti i ushtarit të thjeshtë Bradley Manning është një pikë kthese për lirinë e shtypit. Ne kemi nevojë për reforma të tilla, të cilat do të sigurojnë (mbrojnë) gazetarët nga të qenit objekt i ndjekjes penale për marrjen e informacionit - domethënë, për atë që ata bëjnë punën e tyre "të qenve ruajtës" (mbikëqyrësve) të demokracisë sonë. Me qëllim që gazetarët të mund të marrin një informacion të tillë, ne kemi nevojë për njerëz si ushtari i thjeshtë Manning. Për njerëz, të cilët janë të gatshëm të rrezikojë lirinë e tyre me qëllim që ne të jemi gjithmonë të informuar për atë që ndodh në botën tonë".

Dënimi i Manning me 35 vjet heqje lirie dhe gjuetia e filluar ndaj shokëve të tij të idesë demonstrojnë synimin e autoriteteve amerikane dhe britanike për t'i frikësuar luftëtarët e ardhshme për të vërtetën: edhe në qoftë se juve nuk mund t’ju dënojmë, ne kemi në dorë për ta shndërruar jetën juaj në një ferr të vërtetë, duke ju përfshirë në listat e zeza.