Është planifikuar rinovimi i gjithë linjës së sistemeve të mbrojtjes kundërajrore - që nga ato të distancave tejet të mëdha e deri tek ato shumë të shkurtëra.

Risia kryesore e ekspozitës do të jetë sistemi mjaft premtues anti-ajror raketor me rreze të mesme veprimi "S-350E" (russ. C-350E "Витязь"- "Kreshniku"). Ai destinohet për të zëvendësuar sistemet e modifikimeve të vjetëruara aktualisht në shërbim "S-300" (russ."C-300") të prodhimit sovjetik si dhe pjesërisht komplekset anti-ajrore raketore ZRK "Buk" ("russ. ЗРК "Бук"). Në qershor të këtij viti sistemi iu demonstrua Presidentit rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në uzinën e Obuhov në Shën Petersburg.

"S-350E" është një sistem i mbrojtjes, i cili është projektuar për të mbrojtur objektivat tokësore nga sulmet ajrore. Gjatë kësaj, karakteristika e veçantë e sistemeve "Allmaz-Antej" - mekanizmi i lëshimit vertikal në kombinim me radarin e fuqishëm multi-funksional - i lejon sistemit që të sprapsë në mënyrë operative dhe mjaft efikase sulmet nga çdo drejtim. Veti kjo që e dallon dukshëm atë nga konkurrentët e vet me mekanizma lëshues të prirë (with inclined launchers), duke përfshirë edhe sistemin mbrojtës raketor kundërajror amerikan "Patriot". Kështu, për llogari të konstruksionit të ripërtërirë dhe përdorimit të raketave të avancuara të familjes "9M96" është rritur në mënyrë të ndjeshme sasia e municionit rezervë - në një sistem lëshimi mund të vendosen 12 raketa në vend të katër.

"Витязь" ("Kreshniku") do të lejojë për të krijuar një ide më të qartë në lidhje me arkitekturën e përgjithshme të sistemeve perspektive. Dihet se një zgjidhje teknike e ngjashme përdoret në zhvillimin e ZRK-së shumë premtuese me rreze të largët veprimi "Morfej" (russ. "Морфей"), i cili duhet të ketë gjithashtu mekanizëm lëshimi vertikal të raketës, dhe për llogari të përdorimit të raketave të vogla "9M100" rezervat e municioneve të tij do të përbëjnë më shumë se 30 raketa. Detyrë e "Morfej" do të jetë mbrojtja e sistemeve të tjera të mbrojtjes kundërajrore nga sulmet, duke përfshirë edhe ato me përdorimin e raketave kruz dhe avionëve pa pilot, ndërsa rezervat e municioneve i lejojnë baterisë së këtyre sistemeve për të organizuar mbrojtjen madje edhe kundër një goditjeje të masivizuar.

Gjatë zhvillimit të Sallonit "MAKS" do të demonstrohen edhe modelet e teknikës së prodhimit serik: "S-400" (russ. "C-400"), "Antej-2500" (russ. "Антей-2500"), versione të ndryshme të "Tor" (russ. ЗРК "Тор") etj. Shumëllojshmëria e madhe e sistemeve i lejon konsumatorit (porositësit), qoftë kjo Ministria ruse e Mbrojtjes apo partner i huaj, të zgjedhë sistemin e mbrojtjes ajrore në bazë të nevojave të veta dhe mjeteve disponuese financiare. Për Rusinë kjo nënkupton, mbi të gjitha, mundësinë e rregullimit fleksibël të mbrojtjes kundërajrore me marrjen parasysh të një rajoni konkret. Sipërfaqet e pamata ruse dhe distancat e mëdha lejojë formimin e zonave të kryqëzimit të mbrojtjes kundërajrore, duke krijuar në drejtimet e mundshme të qasjes në zonat veçanërisht kritike të një mbrojtje shumështresore. Në kushtet e zhvillimit aktiv të mjeteve të sulmit ajror mundësitë e teknikës së mbrojtjes kundërajrore do të bëhen gjithnjë e më relevante.