Me sa duket nga të gjitha, konfrontimi mes Budapestit dhe Brukselit me kalimin e kohës vetëm do të shkallëzohet. Dhe Hungarinë në konfliktin në rritje mund të mbështesin fqinjët e saj në rajonin e Evropës Lindore.

Deri në fund të viteve 1980 Hungaria ka qenë një lidere e padiskutueshme në Evropën Qendrore dhe Lindore në fushën e bujqësisë. Arritja e kësaj pozite iu lehtësua asaj nga kushtet e favorshme klimatike të vendit (rrafshina Pannoniane) dhe sistemi mbizotërues i ndarjes së punës në shtetet socialiste.

Shpërbërja e sistemit të Këshillit për Ndihmë Ekonomike Reciproke (CMEA) e shkatërroi këtë model. Hungaria në kërkim të tregjeve të reja i ktheu sytë nga Perëndimi. Megjithatë, ndryshimi i vektorit nuk u arrit dot pa dhimbje. Pasi humbi tregun Lindor, Hungaria nuk mundi të fitojë pozita në sistemin e BE-së. Në qoftë se në sistemin e CMEA-s mishi hungarez ishte i vlerësuar për cilësinë e tij, në BE gjëja kryesore doli të ishte kosto e ulët. Si rezultat, mish i derrit dhe proshuta hungareze filluan të humbasin në konkurrencën me mishin e Danimarkës dhe Holandës - të humbasin jo për shkak të cilësisë së tyre, por për forcë të lirësisë së prodhimit “konvejer” në vendet ku përdorin ushqime të lira dhe artificiale për kafshët.

Qeveria e Viktor Orbán hyri në konflikt me BE-në duke futur masat proteksioniste në vend. Ndërsa vetë Orbán u bë ngacmuesi, irrituesi kryesor për burokracinë e Brukselit, kujtoi në intervistën e vet me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" eksperti i Institutit të Sociologjisë të Akademisë Hungareze të Shkencave, Pál Tamás:

- Kryeministri hungarez ka marrëdhënie të këqija me udhëheqjen e Bashkimit Evropian. Dhe kjo ka të bëjë me çështje të tilla me të vërtetë shumë të rëndësishme për Hungarinë si parimet dhe vëllimet e borxhit të vendit, rendi i përgjithshëm politik, vlerësimi i reformave politike.

Me probleme analogjike ballafaqohet aktualisht jo vetëm në Hungaria, por edhe vendet e tjera të rajonit, të cilat pas anëtarësimit në BE u privuan nga pavarësia ekonomike, industria dhe bujqësia e tyre, nga tregjet tradicionale të realizimit të prodhimeve të veta. Kjo është më shumë se një argument në favor të një rikonceptimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve reciproke si me Rusinë, ashtu dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministrit aktual të Hungarisë, Viktor Orbán, i përkasin fjalët elokuente: "Evropa ka nevojë për Rusinë. Herët ose vonë, mendoj megjithatë, më tepër shpejt se vonë, ne do të kemi nevojë për aleancën strategjike me Moskën". Pikërisht një aleancë e tillë reciprokisht e dobishme mund të bëhet shpëtim për ekonomitë kombëtare, të cilat u bënë robë të standardeve evropiane.