Sipas mendimit të aktivistëve amerikanë të të drejtave të njeriut, qëllimi kryesor i gjyqit ndaj Bradley Manning është trembja, frikësimi i “demaskuesve” të mundshëm të rinj të krimeve të ushtrisë së SHBA-së dhe dekurajimi i tyre total për "të kërkuar të vërtetën". Ky është një gjyq spektakolar, qëllim i vetëm i të cilit është depersonalizimi, shtypja dhe asgjësimi i një njeriu të ndershëm, tha në një intervistë me "Zërin e Rusisë" aktivistja amerikane e të drejtave të njeriut Debra Sweet e OJQ-së "Bota nuk mund të presë” (“World Can’t Wait”):

- Njerëzit, të cilët përcjellin tek opinioni publik informacionin e deklasifikuar nga Manning, rrezikojnë jetën dhe lirinë e tyre. Ata rrezikojnë të ardhmen e tyre vetëm për hir të shprehjes të së vërtetës. Për shumicën e njerëzve të botës veprime të tilla përfshihen në definicionin "hero". Dhe kurrsesi jo "tradhtar", siç duan ta paraqesin Manning.

Bradley Manning i dorëzoi site “WikiLeaks” për publikim videot e sulmeve ajrore, si rezultat i të cilave u vranë qytetarë të pafajshëm paqësorë, si dhe qindra e mijëra raporte për incidente krejtësisht të papëlqyeshme për SHBA-në gjatë luftërave në Afganistan dhe Irak, dosjet e të burgosurve të Guantanamos dhe qindra e mijëra mesazhe të postës diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit. Gjithsej rreth 700.000 dokumente të ndryshme ushtarake dhe diplomatike. Kjo u bë rrjedhja më e madhe e informacionit të klasifikuar në historinë e SHBA-së. "Ditë të zezë" për të gjithë njerëzit e ndershëm, të cilët përpiqen të demaskojnë krimet e autoriteteve - kështu e quajti ditën e shpalljes së aktgjykimit të Manning njëri nga drejtuesit e site “WikiLeaks”, Kristinn Hrafnsson:

- Kurrë ndonjëherë më parë në historinë e demaskuesve (informuesve) nuk kanë akuzuar dhe dënuar ndokënd në bazë të neneve të ligjit për spiunazh të vitit 1917. Dhe ky është një precedent shumë i rrezikshëm. Por, mjerisht, ai është kuadruar tashmë në përndjekjen e filluar gjatë drejtimit të administratës së Presidentit Barack Obama të atyre që zbulojnë të vërtetën në lidhje me makinacionet e pushtetit. Ky persekutim përhapet edhe mbi gazetarinë hetuese, hulumtuese dhe mbi gazetarinë në përgjithësi, jo vetëm mbi faqen tonë të Internetit “WikiLeaks”.

Gjatë drejtimit të të gjithë presidentëve të SHBA-së spiunazhi global i Uashingtonit nuk ka arritur kurrë përmasa të tilla si gjatë presidencës së Obamës. Dhe një interpretim të tillë të gjerë të ligjit mbi luftën kundër terrorizmit dhe spiunazhin, si gjatë drejtimit të Barack Obamës, Amerika gjithashtu nuk ka njohur kurrë më parë.