Aleksandër Shustov u ndal në lartësinë 2 metra e 32 centimetra (2-35). Ivan Uhov që në përpjekjen e parë e kapërceu lartësinë prej 2-35. Më tej kërcime më të suksesshme Ivani nuk pati më. Si përfundin u rendit në vendin e 4-t.

Mutaz Essa Barshim nga Katari zuri vendin e dytë, kurse kanadezi Derek Drouin - të tretin. Lartësia e kërcimit e të dy atletëve ishte 2-38. Taktika e ukrainasit Bogdan Bondarenko dukej krejtësisht aventureske. Për shkak të traumës në këmbë ai anashkaloi njërën lartësi pas tjetrës. Në veçanti, pas lartësisë 2-35, kërcimin tjetër ai e porositi në nivelin 2-41 - dhe arriti të përsërisë rezultatin e tij më të mirë të sezonit, duke fituar medaljen e arit të Kampionatit. Tentoi Bogdan të thyejë edhe rekordin botëror. Por deri më tani kufiri i lartësisë 2-46 mbeti i pakapërcyer. Atleti falenderoi me gjithë zemër tifozët ukrainas, të cilët i mbështesin fuqimisht bashkëkombasit e tyre në këtë Kampionat.

Medaljen e dytë po në këtë ditë ia solli Ukrainës kampionia botërore në kërcim trehapësh Olga Solloduha (Solodukha). Por rezultati i saj 14 metra e 65 cm. meritoi vetëm e tretë. Fitoi Caterine Ibargüen nga Kolumbia me rezultatin 14-85. Vetëm me 4 cm e la pas ajo atleten ruse Ekaterina Koneva, për shkak të së cilës kaloi një natë pa gjumë pranë ekranëve të TV gjysma e banorëve të qytetit të saj të lindjes Habarovsk. Dhe këtë fakt atletja e përjeton shumë:

- Para së gjithash më vjen keq për veten dhe për trajnerin tim, që nuk i justifikova shpresat e tij dhe të sportdashësve. Unë kam përshkuar një rrugë të gjatë e të vështirë për t’u përfshirë në këtë Kampionat Botëror, duke u përgatitur për një kohë të gjatë. Këtë sezon në Rusi unë nuk kam humbur as edhe një start të vetëm. Ndërsa në Kampionatin Botëror dola e dyta. Por s’ka gjë. Shpresoj ta ndreq këtë rezultat në aktivitetet e ardhshme. Unë shpresoj se ne do të vazhdojmë të stërvitemi më tej, do të përgatitemi edhe më mirë për të treguar rezultate më të larta.

I çanë rrugën vetes deri në garat finale të disiplinave të veta përkatëse sportive, duke kaluar me sukses të gjitha etapat e garave kualifikuese, ekipi rus i meshkujve i stafetës 4x400 metra, Dimitri Tarabin në hedhje shtize, kampionia olimpike në kërcim së larti Anna Çiçerova (Chicherova), Svetllana Shkolina dhe Irina Gordejeva. Garat finale do të zhvillohen sot. Deri tani sportistët rusë kanë fituar 8 medalje - tre ari, tre argjendi dhe dy bronzi. Në gjysmë-finale të garës 800 metra dolën kampionia olimpike Maria Savinova, Elena Katulskaja dhe Ekaterina Poistogova. Por në këtë lloj gare kampionia botërore do të përcaktohet ditën e dielë.