Siç është raportuar nga Agjencia Zyrtare e Statistikave e Bashkimit Evropian - Eurostat, në Gjermani, në tremujorin e dytë të këtij viti, është regjistruar një rritje e PBB-së (GDP) prej 0.7% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. PBB-ja e Francës u rrit me 0.5%. Rritja e përgjithshme për tërë zonën e euros rezultoi të jetë 0.3%. Por, përsa i përket vendeve "problematike", në to dinamika, duhet thënë, është krejtësisht e kundërt. Rënia e PBB-së në Spanjë dhe Itali po vazhdon dhe ka arritur tashmë 2%. Ndërsa përkatësisht një sërë treguesish, aktualisht gjendja në eurozonë nuk është më e mirë se ajo e viteve 2008-2009.

Mjeti kryesor i ruajtjes së eurozonës nga një rënie e re financiare në shkallë të madhe është bilanci i tregtisë. Megjithatë, i gjithë paradoksi i situatës konsiston në faktin se rritja e eksportit po ndodh në sfondin e stagnimit apo dhe rënies së importeve. Së bashku me reduktimin e investimeve dhe shpenzimeve qeveritare, kjo situatë krijon rreziqe të reja. Pasi kryesore për kapërcimin e krizës duhet të jetë, mbi të gjitha, rritja e qëndrueshme e kërkesës së brendshme. Gjegjësisht, në këtë drejtim ekonomia e eurozonës po vazhdon të përballet me sfida serioze. Kjo u konfirmua në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" nga analisti ekonomik i "Neokon" Mihaill Hazin:

- Kriza në eurozonë, natyrisht, do të vazhdojë. I gjithë problemi konsiston në faktin se në ekonomi ekziston mekanizmi shumë i qartë i tejkalimit të shpenzimeve ndaj të ardhurave. Sigurisht, gjatë një kohe të caktuar evropianëve mund t’u jepen para me qëllim që ata të shpenzojnë më shumë se sa marrin. Por, herët a vonë, kjo praktikë do të rreshtë së aplikuari. Që këtej rrjedh konkluzioni: se ndalimi i krizën në zonën e euros në formën e saj aktuale është i pamundur.

Në këtë kontekst është mëse e qartë se udhëheqja e Eurogroupit dhe ajo e BE-së nuk duhet të mbivlerësojnë të dhënat me të vërtetë jo të këqija në bilancin tregtar të eurozonës dhe të lidhë shpresat me rritjen e tregtisë të SHBA-së apo Kinës, duke e konsideruar atë si mjetin kryesor për kapërcimin e krizës. Pikërisht këto ide në shumë gjëra i frymëzojnë mbështetësit e krijimit të zonës së tregtisë së lirë të SHBA-së dhe BE-së.

Ekspertët ndërkombëtarë financiarë gjithashtu nuk shprehen tepër optimistë. Analisti i kompanisë IHS Global Insight, Howard Archer, beson se informacioni në lidhje me rritjen ekonomike të eurozonës prej 0.3% "ekzagjeron shëndetin ekonomik të rajonit". Kurse analisti kryesor për Evropën në kompaninë londineze Capital Economics, Jonathan Loyns, është i bindur se rritja e regjistruar e përgjithshme e PBB-së së eurozonës "nuk do të ketë të bëjë në kurrfarë mënyre me problemet mjaft të thella ekonomike dhe financiare të vendeve periferike të saj".