Në vitin 2010 në Samitin e "Grupit të të Njëzetëve" në Seul u miratua paketa e reformave të FMN-së, e cila parashikonte rritjen e kuotave për vendet në zhvillim. Në rastin e ratifikimit të saj pjesa e vendeve të BRICS në FMN do të rritej nga 10% deri në 14%. Kina do të pozicionohej në vendin e tretë pas SHBA-së, kurse Rusia në vendin e nëntë. Në këtë rast vendet evropiane do të humbasin dy nga tetë vendet në Këshillin e Drejtorëve (Bordin) të FMN-së. Kompetencat drejtuese të vendeve në FMN janë ndarë gjithmonë në proporcion me pjesën e tyre në ekonominë botërore. Aktualisht është krijuar një pabarazi, disproporcion evident, mendon eksperti i Institutit rus të Evropës të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Anatoli Bazhan:

- Potenciali ekonomik i vendeve në zhvillim është duke u rritur me shpejtësi, rrjedhimisht edhe mundësia për të ndikuar në vendimet e FMN-së duhet të rritet gjithashtu. Por kjo nuk po ndodh për shkak se SHBA-ja dhe vendet e tjera të të ashtuquajturit "rajoni i artë" nuk duan të humbasin pushtetin në këtë organizatë shumë të rëndësishme. Dhe, duke zotëruar shumicën e votave, ato mbajnë pozitat e tyre.

Në vitin e kaluar pjesëmarrësit e "G-20" deklaruan mbi synimin e vet për ta mbyllur çështjen në fjalë deri në janar të vitit 2013. Por përparimi në bisedimet e udhëheqësve rezultoi i dështuar për shkak të pozicionit të SHBA-së, e cila si rezultat i reformës humbet 0.3% të kuotave. Me shumë gjasa, pala amerikane do të përcaktohet me pozitën e vet jo më parë se në muajin tetor, kur në SHBA të fillojë viti i ri fiskal, mendon Zëvendësministri rus i Financave, Sergei Storçak:

- Ne besojmë se ky ligj do të merren parasysh gjatë kohës së miratimit të buxhetit të ri, ndërsa kjo do të thotë gatishmëri për ratifikim. Në logjikën e qëndrimit tonë nisemi nga fakti se ne si një grup shtetesh, si një klub (BRICS), kemi marrë parasysh pozitën e partnerëve në "Njëzetëshe" dhe presim për një zgjidhje të favorshme të kësaj çështjeje në vetë Shtetet e Bashkuara.

Në çdo rast, në Samitin e vet “Njëzetëshja e Madhe” konfirmoi mundësinë e sigurimit të resurseve suplementare për FMN-në.

Ndihma shtesë sigurisht që nuk do të jetë e tepërt për FMN-në. Rezervat aktuale të Fondit përbëjnë gjithsej vetëm 400 miliardë $. Sa për krahasim - rezervat e Rusisë tejkalojnë shumën 500 miliardë dollarë amerikanë, rezervat e Kinës - 3 trilionë $. Me rezervave të tilla valutore vendet në zhvillim mund të bëhen vetë donatorë për Fondin Monetar Ndërkombëtar, qëllimi fillestar i të cilit ishte që të siguronte kredi për vendet në nevojë, thonë ekspertët. Ndoshta nevoja për FMN-në do të eliminohet me kalimin e kohës vetvetiu.