Distanca e veprimit të "Voronezh" është më shumë se gjashtë mijë kilometra. Stacionet e reja të radarëve janë të projektuar për fiksimin e startit dhe fluturimit të raketave, për llogaritjen e pikave dhe kohës së rënies të mbushjeve luftarake të raketave balistike. Ata janë shumë më të fuqishëm dhe më vigjilentë se sa radarët e mëparshëm, thotë eksperti ushtarak rus Mihaill Hodarenok:

- Radarët e tipit "Voronezh", në krahasim me stacionet e gjeneratës së mëparshme, shpenzojnë më pak energji elektrike, janë konstruktuar në bazë të teknologjive më moderne dhe ndërtohen shumë më shpejt. Për shërbimin e tyre nevojiten shumë më pak specialistë. Këto stacione janë të destinuara për marrjen e informacionit në lidhje me situatën në hapësirën e afërt dhe të largët kozmike.

Për ndërtimin e "Voronezh" kërkohet vetëm platforma e përgatitur prej betoni dhe sigurimi i rrjeteve esenciale të komunikacioneve të tilla si ai i energjisë elektrike, ngrohjes e kështu me radhë, tha në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kryeredaktori i revistës "Mbrojtja Kombëtare" (russ. “Национальная оборона”) Igor Korotçenko:

- Stacioni mund të montohet për një vit apo një vit e gjysmë. Ai karakterizohet nga saktësia shumë e lartë dhe zotëron një potencial jashtëzakonisht të madh për modernizim të mëtejshëm. Ai mund të sigurojë jo vetëm pikasjen e raketave balistike, por edhe të llojeve të tjera të armëve të saktësisë së lartë të armikut.

Sa më shumë stacione moderne të ndërtohen, aq më i besueshëm do të jetë kontrolli i hapësirës ajrore mbi territorin e vendit. Pasi do të duhet të monitorohen njëherazi disa drejtime të kërcënimit potencial raketor për Rusinë, vë në dukje redaktori ekzekutiv i gazetës "Pasqyra e pavarur ushtarake" (russ. “Независимое военное обозрение”) Viktor Litovkin:

- Vendi ynë lahet nga të gjitha anët prej oqeaneve - ai Atlantik, Oqeani i Ngrirë i Veriut, Oqeani Paqësor. Nga Oqeani Indian ai nuk laget, por për komplekset raketore të vendosura në nëndetëse, kryesisht ato amerikane, distanca nga ai deri në qendrat tona kryesore është relativisht e vogël. Prandaj, përgjatë gjithë perimetrit të vendin duhet të kemi stacione të tilla dhe të monitorojmë hapësirën ajrore dhe kozmike mbi këto territore.

Ushtarakët premtojnë se do ta bëjnë këtë deri në vitin 2018. Aktualisht në shumë drejtime tashmë punojnë radarët më të fundit, theksoi Viktor Litovkin:

- Stacioni i radiolokacionit (radar) pranë Irkutskut vëzhgon të gjithë zonën që nga Alaska deri në Filipine. Radari pranë Orenburgut do të kontrollojë Oqeanin Indian, Pakistanin, Indinë, Iranin, Afganistanin. Stacioni në Armavir (krahina e Krasnodarit) do të monitorojë Iranin, Afganistanin, vendet e Gjirit Persik, Oqeanin Indian, Detin Mesdhe, Turqinë. Drejtimin Verior e monitoron radari në Peçora (Republika Komi).

Sipas mendimit të ekspertëve, prania e rrjetit të stacioneve (radarëve), që paralajmërojnë sulmet raketore, është një garanci të besueshme se asnjë agresor nuk do ta gjejë vendin në befasi.