Praktikisht i gjithë zhvillimi i aviacionit gjatë shekullit të parë të ekzistencës së tij ka qenë i lidhur pazgjidhshmërisht me rekordet e shpejtësisë, lartësisë, kohëzgjatjes së fluturimit, kapacitetit të peshëmbajtjes së aparatit fluturues. Pothuajse të gjitha vlerat limit në shifrat respektive u arritën në vitet 1960-1970 të shekullit të kaluar, gjë pas së cilës aktiviteti "rekord" ra në mënyrë të dukshme, ndërsa afati i shërbimit të avionëve - si modeleve të veçanta, ashtu dhe i prototipeve të tyre - është rritur. Me përjashtime të rralla, asnjë nga llojet e avionëve të pasluftës të zhvillimit amerikan dhe sovjetik nuk ka shërbyer më shumë se 3 dekada. Disa nga zhvillimet më të suksesshme do të kenë shansin për të kremtuar 100-vjetorin e vet, duke mbetur në shërbim dhe duke u përdorur për qëllimin e tyre të projektuar.

Bashkë me këtë progresi në sferën e aviacionit nuk është ndalur, por përsosja e aparateve fluturuese po avancon në drejtim të zhvillimit të pajisjeve, aplikimit të motorëve më efikasë, reduktimit të peshës së modeleve të zhvilluara tridhjetë vjet më parë për llogari të përdorimit të materialeve të reja, e kështu me radhë. Një nga drejtimet më të rëndësishme të zhvillimit të aviacionit në dekadat e fundit u bënë avionët pa pilot (drones) - aparatet fluturuese të lehta dhe me përmasa të vogla. Megjithatë, zhvillimi i luftës radio-elektronike nuk lejon për të garantuar besueshmërinë absolute të UAVs dhe sistemeve të tjera të tilla në rast të përplasjes së vendeve që kanë forca të armatosura mjaft të zhvilluara.

Kjo i detyron shtetet të vazhdojnë përsosjen e mëtejshme të avionëve të drejtuar (të pilotuar), të cilët bëhen, në sajë të elektronikës moderne, të aftë për të zgjidhur gamën e plotë të detyrave, të cilat më parë ndaheshin në mes të aparateve fluturuese të disa klasave.

Një evolucion i tillë mund të vërehet në shembullin e familjes së avionëve të zhvilluar në bazë të platformës së aeroplanit-prototip "T-10", i cili u ngrit në ajër në vitin 1977. Nëqoftëse avioni gjuajtës "Su-27" mund të merrte pjesë vetëm në luftime ajrore, "Su-30MKI"/"Su-30SM" dhe "Su-35S" janë të aftë të sulmojnë edhe objektivat në terren. Madje më tepër se kaq, avioni i modernizuar "Su-27" i prodhimit sovjetik, i shndërruar aktualisht në "Su-27SM", zotëron gjithashtu karakteristika e mundësi të tilla. Në Sallonin "MAKS-2013" gjithkush që dëshiron mund të shikojë evoluimin e kësaj familje legjendare të aeroplanëve që nga fillimi e deri në ditën e sotme. Por historia e saj nuk përfundon aspak me kaq: me sa duket, familja e aparateve fluturuese në bazë të platformës së "T-10" do të vazhdojë të rritet si të paktën edhe për dy dekada të tjera.