Kështu dhe ndodhi në të vërtetë. Kampioni olimpik amerikan Duane Solomon fluturoi në korsinë e vrapimit për 13 sekonda. Bashkatdhetari i tij Ryan Wilson tregoi rezultatin e dytë kronometrik - 13 sekonda e 13 të qindtat. Atleti rus në vijën e finishit parakaloi edhe një tjetër përfaqësues të SHBA-së, Jason Richardson, dhe u bë fitues i medaljes së bronzit. Rezultati i Sergei Shubenkov ishte 13 sekonda e 24 të qindtat - pak më i keq sesa ai në gjysmëfinale:

- Para garës finale nuk mendoja për asgjë. I harrova të gjitha. Në gjysmëfinale u përpoqa të kontrolloja teknikën e vrapimit. Ndërsa në finale tashmë u përpoqa vetëm të vrapoj sa më hanë këmbët dhe të fitoj. Nuk arrita rezultatin për të cilin shpresoja. Si përfundim u pozicionova në vendin e tretë me medalje bronzi, por edhe ky nuk është rezultat i keq, mendoj.

Duam të vemë në dukje faktin, se fituesi i medaljes së artë Duane Solomon dhe medalisti i argjendtë Ryan Wilson në garën e gjysmëfinales vrapuan së bashku me Shubenkov, dhe Sergei i la pas vetes ata.

Antonina Krivoshapka fitoi medaljen e bronztë në garën e 400 metërshit. Ndërsa vetë garën e fitoi atletja britanike Christine Ohuruogu. Ndër tetë finalistet ishte edhe një përfaqësuese e Rusisë, Ksenia Rrizhova (Kseniya Ryzhova). Në përfundim të garës ajo arriti në vijën e finishit e shtata. Megjithatë, ruset kanë një shans të mirë për medalje në stafetën 4x400 metra.

Evgenia Kollodko (Evgenia Kolodko) dhe Irina Tarasova nuk arritën të fitojnë medalje për hedhje gjyle. Në këtë disiplinë sportive nuk kishte të barabartë me veten dhe qe jashtë çdo konkurrence liderja e këtij sezoni Valerie Adams nga Zelanda e Re. Evgenia Kollodko u rendit në vendin e pestë, ndërsa Irina Tarasova në atë të nëntë.

Në kërcimin me shkop për meshkuj medaljen e artë e fitoi atleti gjerman Raphael Holzdeppe, i cili kapi lartësinë 5 metra e 89 cm. Ai e kaloi këtë lartësi që në përpjekjen e parë, kurse kampioni olimpik nga Franca Renaud Lavillenie - me të tretën. I vetmi rus në mesin e finalistëve Sergei Kuçerjanu (Sergei Kucheryanu) u pozicionua në vendin e tetë.

Me rezultatin më të mirë të sezonit në botë medaljen e artë në hedhje çekiçi e meritoi polaku Paul Feydyk. Rezultati i tij - 81 metra e 97 centimetra. Ai e hodhi çekiçin 1 metër e 67 centimetra më larg se medalisti i argjendtë, kampioni olimpik nga Hungaria Krisztián Pars. Feydyk është fituesi i Universiadës në Kazan.

Sot shpresat kryesore të tifozëve rusë për medalje janë të lidhura me disiplinat kërcimi me shkop për femra dhe ecja sportive në distancës 20 km po për femra. Elena Isinbajeva (Yelena Isinbayeva) pas kualifikimit iu lut tifozëve për ta mbështetur atë:

- Nuk duhet të prisni asgjë prej meje. Ju thjesht më bëni tifozllëk, kurse gjithë të tjerat i bëj vetë unë.