- Ju jeni emëruar Konsull Nderi i Republikës së Italisë në Ekaterinburg. Cilat janë përshtypjet Tuaja për rajonin e Uraleve dhe vendin në tërësi?

- Unë jetoj në Rusi prej shumë vitesh dhe mendoj se ajo është një vend me të vërtetë i madh dhe me hapësira të jashtëzakonshme, të pamata. Rajoni i Uraleve është shumë i larmishëm, divers. Këtu ka potencial të madh për zhvillimin e bashkëpunimit në degë të ndryshme të industrisë si dhe në sferat shkencore, teknike, kulturore dhe sociale. Ekaterinburgu është një nga qendrat më të mëdha kulturore të Rusisë, ku janë përqendruar shumë institucione të ndryshme kulturore dhe të artit. Përveç kësaj, Uralet janë një rajoni tejet interesant në aspektin e turizmit.

- Si e shihni Ju zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sferën e biznesit?

- Në rajonin e Sverdllovsk janë krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Vetëm në Ekaterinburg numërohen rreth 45.000 biznese të vogla, 140 zyra përfaqësimi të shoqërive të huaja, gati 150 misione diplomatike në vit. Mua më duket se do të jetë efektiv bashkëpunimi në fushën e teknologjive të kursimit të energjisë, në atë të ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit, prodhimit të mobiljeve, objekteve të interjerit, dizajnit dhe arkitekturës, në fushën e mjekësisë e industrisë farmaceutike, në atë të bioteknologjisë, në industrinë e lehtë dhe ushqimore, në lëmin e teknologjisë së përpunimit dhe ruajtjes së produkteve bujqësore, në industrinë e makinandërtimit, prodhimit të automobilave të lehtë, pjesëve të këmbimit dhe komponentëve të tjerë, në industrinë e tekstilit.

- Si përfaqësues i vendit, në të cilin Ekspozita Universale Botërore do të mbahet në vitin 2015, Ju lutemi të vlerësoni shanset e Ekaterinburgut për të fituar të drejtën e organizimit të Ekspozitës në vitin 2020.

- Ekaterinburgu është një kandidat shumë i fortë për pritjen e Expo 2020. Falë Ekspozitës Universale Botërore Expo 2020 Ekaterinburgu mund të shndërrohet në një platformë botërore për diskutime intelektuale si dhe të marrë një impuls të ri të fuqishëm për zhvillim. Më 3-4 qershor në këtë qytet u mbajt Samiti BE-Rusi, në aktivitetet e të cilit pata nderin të marr pjesë edhe unë. Përveç kësaj, diskutohet vazhdimisht çështja e zhvillimit të një sërë evenimentesh të tjera, çka dëshmon rëndësinë e ruajtjes së gjallë të interesit ndaj Ekaterinburgut. Qyteti ka një infrastrukturë moderne të biznesit, përkatësisht numrit dhe shumëllojshmërisë së muzeumeve, teatrove, galerive të artit, Ekaterinburgu nuk është inferior ndaj çdo metropoli tjetër të madh botëror. Të gjitha këto sugjerojnë se qyteti është plotësisht i denjë për pritjen e Expo 2020 dhe zhvillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018.