Formulimi, me të cilin Uashingtoni ka shpjeguar pezullimin e punës së ambasadave të SHBA-së, nuk befasoi askënd me risinë e vet. Siç deklaroi në një intervistë me kanalin televiziv amerikan ABC Kryetari i Komitetit të shefave të shtabeve të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Gjenerali Martin Dempsey, "objektivat konkrete të terroristëve nuk janë të njohura për ne, por qëllimet e tyre janë mëse të qarta". Gjenerali amerikan theksoi se tani viktima të sulmeve terroriste mund të bëhen jo vetëm qytetarët amerikanë që punojnë në ambasadat në Lindje, por edhe diplomatë të tjerë perëndimorë. Megjithë paqartësinë e deklaratave të ushtarakut amerikan, reagimi i vendeve perëndimore pasoi në mënyrë të rrufeshme. Dyert e ambasadave dhe konsullatave të veta i mbyllën tashmë katër shtete perëndimore. Gjatë kësaj nuk mund të mos të habisë e të lërë përshtypje të madhe ajo shpejtësi dhe koordinim i veprimeve me të cilët Londra, Otava, Parisi dhe Oslo pezulluan punën e misioneve të tyre diplomatike, vuri në dukje eksperti rus për situatat e krizave Lev Korolkov:

- Në këtë rast nuk është plotësisht e qartë se përse në mënyrë kaq të papritur të gjithë filluan të mbyllin me nxitim ambasadat e veta, edhe pse para kësaj situata nuk ka qenë më pak serioze dhe se sinjalet mbi mundësinë e sulmeve terroriste kanë vazhduar të vijnë rregullisht. Në jetën reale nga të gjitha ato, si rregull, mund të jenë justifikuar më pak se një për qind. Pas shpërthimeve në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kenia akte të tilla nuk ka patur më.

Duke pasur parasysh formulimet e mjegullta të administratës amerikane, fushata e shpalosur aktualisht mund të jetë një përpjekje për të shuar skandalin e lidhur me Edward Snowden, thotë eksperti ushtarak i Agjencisë RIA “Lajmet” (RIA "Novosti") Konstantin Bogdanov:

- Në këtë rast mund të zgjidhen dy probleme. I pari - thjesht dikasterial. Agjencia amerikane e zbulimit CIA dhe Shërbimi sekret NSA, të cilat u goditën keq nga skandali që plasi me Snowden, duan të justifikojnë me këtë aktivitetin e tyre në përgjithësi dhe ekzistencën e mbikëqyrjes elektronike në veçanti. Nga ana tjetër ... Amerika demonstron me këtë se, ndoshta, ajo dhe është "polic botëror", ndër të tjera në çështjen e mbikëqyrjes elektronike nga shërbimet e zbulimit, por çfarë përfitimi ka prej kësaj se! Unë nuk jam i sigurt se këto janë krejtësisht lojëra të rreme dikasteriale. Është plotësisht e mundur që shërbimet e inteligjencës të kenë marrë ndonjë informacion të tillë, por fuqia e reagimit ndaj tij në momentet aktuale tregon se situatën mund ta kenë shfrytëzuar edhe për të sfumuar efektin e skandalit me Snowden.