- Ftesa u dërgua natën, në të gdhirë të ditës së sotme. Unë firmosa gjithçka, mora të gjitha dokumentet e nevojshme nga babai i Edward, Lon Snowden. Përgatita ftesat edhe për miqtë, për të cilët kërkoi vetë Lon Snowden. Edward Snowden është duke pritur ardhjen e prindërve dhe miqve të tij për marrjen e disa vendimeve të rëndësishme. Unë mendoj se të gjitha pyetjet lidhur me vendbanimin e tij dhe një sërë çështjesh të tjera ata do t’i zgjidhin në këshillin familjar.

Po vetë Edward Snowden me se po merret tani? Po mëson apo jo gjuhën ruse, nëse presupozon të qëndrojë në Rusi?

- Edward Snowden tani po vjen gradualisht në vete. Gjithsesi, ai përshkoi një rrugë të vështirë, të tmerrshme. Sepse përndjekja e tij vazhdon ende. Ai ka nevojë të përmirësojë edhe gjendjen shëndetësore, duhet të marrë pak veten pas periudhës së mbarsur me stres të madh. Atij i nevojitet një periudhë adaptimi. Ai e ndjen veten pak a shumë mirë, po merret me përvetësimin e gjuhën ruse, shfaq interesim të gjallë për historinë e Rusisë.