Korrespondenti i "Zërit të Rusisë" në SHBA Roman Mamonov po ndjek me vëmendje të përqendruar finalen e procesit të bujshëm gjyqësor.

Përfundimi i mbledhjes së Tribunalit ushtarak në Fort Meade (shteti i Maryland) është pritur me padurim nga qindra gazetarë si dhe nja 20 mbështetës të Manning, të cilit mbanin në duar postera me mbishkrimet "Liri për Bradley", "Të mbrojmë lirinë e fjalës", "Manning nuk është tradhëtar, por hero".

Pakkush e ka vënë në dyshim se vendimi gjyqësor do ta shpallë Bradley Edward Manning fajtor. I gjithë problemi konsiston në faktin se sa i rëndë do të jetë aktgjykimi i tij. Gjatë gjithë periudhës tetë javore, sa zgjati procesi gjyqësor, prokurorët ushtarakë argumentonin: Manning e dinte fort mirë se dokumentet sekrete, që ai i dorëzoi website “WikiLeaks”, do të bien në duart e terroristëve. Kjo do të thotë se ushtari amerikan e ka ndihmuar qëllimisht armikun.

Ndërkaq, pikërisht këtu dhe ndodhi sensacioni. Kolonelja e ushtrisë Denise Lind, gjykatëse në çështjen e Bradley Manning, e shpalli të pafajshëm ushtarin në lidhje me pikën e aktakuzës "dhënia e ndihmës armikut". Pikërisht për këtë pikë ushtarakut i kërcënohej përballja me burgim të përjetshëm pa të drejtën e lirimit të parakohshëm.

Përveç kësaj, Manning u shpall i pafajshëm për bërjen publike të video regjistrimit të sulmit të helikopterit ushtarak amerikan “Apache” në Irak në vitin 2007, gjatë të cilit u vranë dy gazetarë të Agjencisë Reuters dhe 12 banorë paqësorë.

Megjithatë, kjo është fitorja e vetme e avokatëve të Manning. Në lidhje me 20 episodet e mbetura ai është gjetur fajtor. Nenet janë mjaft serioze: vjedhja e materialit të klasifikuar, mashtrimi kompjuterik, moszbatimi i urdhërit dhe, më kryesori, spiunazh. Kështu është cilësuar dorëzimi i informacionit të klasifikuar faqes “WikiLeaks”. Themeluesi i këtij website, Julian Assange, tashmë e ka quajtur këtë "shfaqje ekstremizmi nga ana e shërbimeve sekrete, sulm ndaj lirisë së shtypit dhe rënie të reputacionit të Obamës:

- Ky është rasti i parë në SHBA, kur demaskuesi i krimeve të shtetit dënohet në bazë të nenit "spiunazh" për komunikim me mediat. Ndërsa ky është një precedent mjaft i rrezikshëm. Administrata e Barack Obama ka iniciuar më shumë hetime ndaj demaskuesve (informatorëve), duke i akuzuar ata për spiunazh, se të gjithë presidentët e mëparshëm amerikanë të marrë së bashku. Ky është një shembull i gjallë i ekstremizmit, i cili justifikohet me sigurinë kombëtare.

Se sa vjet do të kalojë në burg Manning do të bëhet e ditur më 9:30 sipas orës lokale të bregdetit lindor (Eastern Time) të SHBA-së. Në bazë të të gjitha pikave të aktakuzës, të marra në total, ushtarakun e kërcënon dënimi me 130 vjet burg.