Në atë kohë Rusia kishte arritur të përgatiste tashmë pilotë të mrekullueshëm, asë të vërtetë. Midis tyre mund të përmendet, për shembull, Pjotër Nesterov, i cili ishte aviatori i pari në gjithë praktikën botërore që bëri unazën mjeshtërore vertikale në qiell (figurë e pilotazhit të lartë kjo, e cila quhet ndryshe “Laku i Nesterovit”). Ja se çfarë tregon historiani i aviacionit rus Viktor Kulikov:

- Gjithsej ishin 13 avionë. Është ruajtur një fotografi. Aviacioni në atë kohë ishte ende ekzotikë, aeroplanët përdoreshin kryesisht për qëllime zbulimi dhe ndërlidhjeje. Në verë të vitit 1913 u krijua një detashment prej disa aeroplanësh, të cilët janë përdorur gjithashtu edhe gjatë manovrave.

Në lokalitetin Krasnoje Sello (russ. Красное Село) u demonstruan biplanët luftarakë të prodhimit të huaj. Por, në po ato manovra të vitit 1913, konstruktori Igor Sikorskij i paraqiti Perandorit rus aeroplanin e parë në botë për pasagjerë me katër motorë "Kreshniku rus" (russ. “Русский витязь”). Nikollai II (Nicholas II) e dekoroi atëhere konstruktorin 24-vjeçar të avionit me orë floriri. Pas një viti në bazë të këtij aeroplani Igor Sikorskij konstruktoi bombarduesin e parë të rëndë në botë "Ilia Muromec" (russ. “Илья Муромец”). Duhet të theksohet se në vitin 1917 Forcat Ushtarake Ajrore ruse kishin më shumë se 300 njësi të ndryshme, dikastere dhe institucione arsimore. Ndërsa pilotët rusë në Luftën e Parë Botërore demonstruan stilin e tyre të veçantë të shkollës ruse të luftimit ajror. Në vitin 1930, kur Bashkimi Sovjetik krijoi industrinë e vet të aviacionit, paradat e Forcave Ushtarake Ajrore u bënë tashmë një traditë e mirë. Në to në atë kohë merrnin pjesë deri në 600 avionë.

Në paradat në qiellin mbi Sheshin e Kuq të Moskës ka marrë pjesë edhe piloti famshëm rus Valeri Çkallov. Gjatë gjithë jetës së tij ai ka qenë pilot-kolaudator i jo më pak se tridhjetë avionëve të rinj dhe kreu fluturimin e parë pa ndalesë nëpër gjithë Polin e Veriut nga Moska deri në Vankuver. Ja se çfarë tregon eksperti rus i aviacionit Aleksandër Medved:

- Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore tradita e mirë u vazhdua, por në qiellin mbi Moskë parada e fundit e aviacionit ushtarak u mbajt në vitin 1957. Pas kësaj ato filluan të zhvillohen në aerodromin “Tushino” në periferitë e Moskës. Kurse në vitet 2000 tradita u rivendos - paradat u rikthyen sërish në qiellin mbi Moskë.

Këtë vit, më 9 maj, gjatë paradës ushtarake në nder të Ditës së Fitores mbi Sheshin e Kuq fluturuan gjashtëdhjetë e tetë aeroplanë dhe helikopterë. U prezantuan 3 grupe të aeroplanëve të rëndë, grupet e avionëve të furnizimit me karburant në ajër, skuadronet e aviacionit të ushtrisë dhe ato të aviacionit taktiko-operativ. Aviatorët e grupeve të pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë" dhe "Strizhi" (russ. “Русские Витязи” dhe “Стрижи”), duke vazhduar traditat e fluturimit të Pjotër Nesterov dhe Valeri Çkallov, fluturuan me nëntë gjuajtës luftarakë duke krijuar në ajër figurën e famshme të quajtur "Diamanti i Kubinkës" (russ. “Бриллиант Кубинки”).