Kryqëzori "Aurora" filloi të ndërtohet në Shën Petersburg në kantjerin “Novoe Admiraltejstvo” (russ. “Новое Адмиралтейство”) më 23 maj të vitit 1897, ndërsa u lëshua në ujë tre vjet më vonë. Gjatë viteve të Luftës Ruso-Japoneze, pasi u transferua në përbërje të Skuadronit të 2-të të Flotës së Oqeanit Paqësor në Lindjen e Largët, ai u pagëzua me zjarrin e luftës në Betejën e Tsushima që përfundoi me disfatë për Rusinë, tregon historiani rus Oleg Airapetov:

- Në në fillim të Luftës së Dytë Botërore anija qe vjetëruar shumë dhe për këtë arsye ishte lënë në dispozicion të njësisë mësimore, por pas fillimit të veprimeve luftarake u rikthye në shërbim ushtarak, edhe pse ndonjë pjesëmarrje serioze në to nuk mori. Gjëja e vetme që e lidh këtë kryqëzor me ngjarjet historike është pikërisht sinjali që dha kjo anije për mënymjen e Pallatit të Dimrit. Në prag të Revolucionit të Tetorit udhëheqësit bolshevikë ia kishin shumë frikën ngritjes së urave, gjë kjo që mund të çonte në ndarjen e zonave periferike të përqëndrimit të klasës punëtore nga qendra e qytetit. Me qëllim që të mos ndodhte kjo u sigurua kontrolli mbi rrugët më të rëndësishme të komunikimit nga Kronstadt-i, qytet ky i cili në atë kohë drejtohej tashmë nga Sovjetet (Këshillat). Dhe ishte “Aurora” pikërisht ajo që dha sinjalin me një të shtënë me gjyle mësimore për të njoftuar mbi fillimin e revolucionit. Kjo ngjarje është bërë një pikë referimi e rëndësishme për historinë botërore.

Deri në vitin 1940 kryqëzori "Aurora" ishte një anije mësimore, kurse me fillimin e Luftës së Dytë Botërore ajo hyri përsëri në formacion luftarak dhe mori pjesë aktivisht në betejat në hyrje të Leningradit. Në vitin 1948 kryqëzori u ankorua pranë bregut të Kalasë së Petrogradit në Leningrad dhe gati 8 vjet është përdorur si një bazë mësimore e Shkollës së mesme ushtarake detare leningradase “Nahimov”. Që nga viti 1956 "Aurora" është shndërruar në muze. Dhe sot e kësaj dite ky kryqëzor muze, pavarësisht nga të gjitha kataklizmat historike, është një nga vendet më të vizituara në Kryeqytetin verior të Rusisë (Shën Petersburg). Dhurata kryesore, që do t’i bëhet anijes me rastin e përvjetorit jubilar, do të jetë restaurimi i saj, tregon Sergei Kurnosov, njëri nga bashkëpunëtorët e Muzeut Qendror Ushtarak Detar:

- Ky do të jetë një restaurim i planifikuar i zakonshmën që destinohet për mirëmbajtjen e kryqëzorit. Që nga përfundimi i riparimit të fundit të "Aurora", ndërsa kjo ka ndodhur në periudhën 1984 - 1987, kanë kaluar shumë vite dhe anija tashmë ka nevojë për një të ri, i cili do të zgjasë funksionimin e anijes-muze edhe për disa dekada të tjera.

Tani kryqëzori "Aurora" është përfshirë në librin e artë të Shën Petersburgut jo më si anije e revolucionit, por si një destinacion atraktiv turistik. Çdo vit ai vizitohet nga më shumë se 200.000 njerëz.