Qendrat e quajtura "Instituti Pushkin" do të krijohen jo vetëm në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS) edhe të Bashkimit Evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Japoni si dhe në vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë Sirinë dhe Irakun. Në to gjithkush që dëshiron do të mund të mësojë gjuhën ruse, të njihet me kulturën dhe traditat ruse.

Më parë mendohej se interes ndaj gjuhës dhe kulturës ruse shfaqin, kryesisht, bashkatdhetarët. Por gjatë 10-15 viteve të fundit situata ka ndryshuar, vë në dukje pedagogia e gjuhës ruse në Danimarkë Ludmilla Smirnova:

- Danezët kanë filluar ta studiojë gjithnjë e më aktivisht atë. Arsyet për këtë janë të ndryshme - për shembull, dikush është i martuar me një rusishtfolëse. Dhe bashkëshorti danez fillon të mësojnë gjuhën ruse. Fëmijët e tyre gjithashtu janë të interesuar për të mësuar gjuhën ruse. Më parë një prirje e tillë nuk ekzistonte. Mësojnë gjuhën ruse edhe njerëzit të cilët i lidh puna me Rusinë.

Sado e çuditshme që të duket kjo, duhet konstatuar megjithatë se situata me studimin e gjuhës ruse në vendet fqinje të afërta të Rusisë paraqitet shumë më e komplikuar, thotë analisti politik rus Kirill Tanajev:

- Problemi i gjuhës ruse në hapësirën ish-sovjetike nuk është metodik apo arsimor, por politik. Për shembull, në Kazakistan në Fondin "Bota ruse" u krijua një situatë e tillë. Kur Fondi propozoi botimin me shpenzimet e tij të një libri të ri shkollor, Ministria e Arsimit e Kazakistanit tha - jo. Kjo është pavarësisht nga fakti se të gjithë mësuesit e gjuhës ruse ishin “pro”, të gjitha shoqatat ishin “pro”. Por shteti kazakistanas deklaroi se fëmijët nuk do të mësojnë me tekstet mësimore që janë botuar në Rusi.

Buxheti i Këshillit të gjuhës ruse të ngritur pranë Qeveria së Rusisë deri në fund të këtij viti do të jetë rreth 1.5 miliardë rubla (50 milionë dollarë). Këshilli do të përbëhet nga përfaqësues të Dumës Shtetërore, ministrive dhe dikastereve përkatëse si dhe organizatave shkencore, krijuese dhe atyre të biznesit.