Galeria fotografike

Ditëlindja e 1025-të e Kishës Orthodhokse Ruse do të kremtohet me shërbesa lutjesh, me marshime të klerikëve dhe besimtarëve me kryqe e ikona jo vetëm në Rusi, por dhe në Bjellorusi e Ukrainë.

Zgjedhja e besimit përcaktoi rrugën e ardhshme të Rusisë, shprehet me bindje të plotë Patriarku Kirill:

- Përvjetori i 1025-të i Pagëzimit të Rusisë është një datë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe edhe për popujt e Rusisë, edhe për popujt e Bjellorusisë dhe Ukrainës, dhe për të gjitha vendet e Rusisë historike. Pikërisht Pagëzimit të Rusisë i detyrohemi ne për formimin e qytetërimit tonë unikal. Ndërsa besnikëria ndaj themeleve të saj shpirtërore është garanci e asaj se ne do të mbetemi vetëvetja, ndërsa kjo do të thotë se do të jemi me të vërtetë të lumtur. Sepse nuk mund të jenë kurrsesi të lumtur popujt që kanë tradhëtuar veten, që nuk janë të lirë dhe të varur shpirtërisht.

Kulminacion i festimeve solemne moskovite do të bëhet koncerti i madh në Sheshin e Kuq të kryeqytetit rus, i cili do të mbahet në mbrëmjen e 25 korrikut. Në të do të marrin pjesë si kolektiva të muzikës klasike, ashtu dhe grupe të muzikës Pop dhe Rock. Në këtë koncert janë ftuar delegacionet e të gjitha pesëmbëdhjetë kishave lokale në mbarë botën. Tetë prej tyre do t’i përfaqësojnë hierarkët e tyre më të lartë.

Më 26 korrik me një tren të posaçëm delegacionet e patriarkëve do të nisen për në Kiev, ku dhe do të presin vetë Ditën e Pagëzimit (Epiphany). Më 28 korrik, në ditën e përkujtimit të Princit (Kniazit) të Madh rus Shën Vladimir - Pagëzuesit të Rusisë - Patriarku Kirill së bashku me klerikët e lartë orthodhoksë nga e gjithë bota do të mbajë Liturgjinë Hyjnore në Lavrën Kievo-Peçerskaja. Kurse do të përfundojnë festimet e rastit në kryeqytetin e Bjellorusisë - Minsk, ku përfaqësuesit e botës së Orthodhoksisë do të mbërrijnë pas vizitimit të Ukrainës.

Është mjaft simbolik fakti se me "trenin e patriarkëve" këtë rrugë do ta përshkojë edhe shenjtërorja (relikti) e madhe e krishtere - Kryqi në të cilin u kryqëzua dishepulli i Jezus Krishtit, Shën Andreu Apostull (i parë-quajtur). Sjellja e Kryqit në Rusi i është dedikuar 1025-vjetorit të Pagëzimit të Rusisë, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Archpriest Igor Jakimçuk:

- Sipas gojëdhënës, të ruajtur nga Kisha Orthodhokse Ruse, pikërisht Shën Andreu Apostull ka profetizuar lavdinë e ardhshme të Orthodhoksisë në Rusi. Shën Andreu Apostull ka përshkuar rrugën "nga Varangians te grekët". Kronika thotë se në rrugën e vet ai u ndal pikërisht në kodrat, ku më pas u themelua qyteti i Kiev. Apostulli ngriti atje një kryq dhe i parashikoi një të ardhme të madhe si vetë këtyre vendeve, ashtu dhe Krishterimit në këtë territor. Prandaj në Rusi ndaj Shën Andreu Apostull është mbajtur gjithmonë një qëndrim shumë i veçantë.