Unë dua që lexuesit, vizitorët e site të "Zërit të Rusisë" të mësojnë gjithçka mbi atë që është lënë në heshtje me qëllim për një kohë të gjatë nga Sarajeva zyrtare.

Lidhja me Teheranin kontrollohej nga Ministri i Mbrojtjes së Bosnjë dhe Hercegovinës (BdheH) Hasan Çengiç (Hasan Čengić), mik i ngushtë i Presidentit të Bosnjë dhe Hercegovinës Alija Izetbegoviç (Alija Izetbegović), i cili vdiq në tetor të vitit 2003. Izetbegoviç urdhëroi Hasan Çengiç të sigurojë furnizimin me armë të ushtrisë muslimane. Që nga fillimi e deri në fund të luftës (mars i vitit 1992 - dhjetor i vitit 1995) dërgesat e armëve realizoheshin rregullisht në Sarajevë nga Irani nëpërmjet Ankarasë. Ndërmjetësit kryesorë ishin diplomati sudanez Elfatih Hassanein dhe firma TWRA (Trid Word Relif Agency). Të gjitha operacionet (transaksionet) me armët për Sarajevën janë kryer me miratimin e SHBA-së dhe agjencive perëndimore të inteligjencës. Financat i kishin nën kontroll Osama bin Laden, Hasan Çengiç dhe firma TWRA.

Në fund të viteve 1993-1994 ushtria myslimane përbëhej nga 200.000 ushtarë dhe oficerë. Trupat bosnjake aty nga viti 1994, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve myslimane, kishin në armatimet e veta dy aeroplanë zbulimi, 85 tanke, 3.200 njësi armësh të rënda artilerike.

Pas luftës civile në Bosnjë dhe Hercegovinë (në dhjetor të vitit 1995), Uashingtoni caktoi për krijimin e ushtrisë së re të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila përfshinte në radhët e veta myslimanë dhe kroatë, 500 milionë dollarë.

Me ardhjen e NATO-s dhe Pentagonit në Bosnjë Alija Izetbegoviç dha fjalën se do të ndërpresë njëherë e përgjithmonë bashkëpunimin ushtarak me Teheranin. Vetëm pas kësaj Bill Clinton urdhëroi dhënien e 500.000.000 $ për ushtrinë e Izetbegoviç. Programin në Uashington e quajtën "Trajno dhe armatos" ("Teach and equip"). Dërgesa e parë e armatimeve u realizua në gusht të vitit 1996: tanke, automjete të blinduara, helikopterë, 46.000 automatikë “M-16”. Nga ana e palës amerikane për zbatimin e programit ishte përgjegjës përfaqësuesi i CIA-s, James Purdy.

Në të njëjtën kohë Sarajeva në mënyrë të paligjshme mori 40 njësi armësh artilerike me kalibër 155 mm. nga Turqia dhe Malajzia. Të gjitha këto armë u përqendruan në qytetin e Zenica, ku dhe u ngrit kampi bazë për përgatitjen e ushtarëve myslimanë, ndërsa ilegalisht edhe për trajnimin e terroristëve. Kursantët ishin myslimanë, ndërsa instruktorët amerikanë, duke përfshirë dhe ish-bashkëpunëtorë të CIA-s dhe të zbulimit ushtarak. Trajnimi fillestar i tyre është kryer në klasat më të avancuara kompjuterike, kurse më tej në ajër të pastër. Pajisjet ushtarake ishin mëse të mjaftueshme: myslimanët kishin në arsenalin e vet 181 tanke, 150 autoblinda, 674 armë artilerike. Në realizimin e programit "Trajno dhe armatos" ("Teach and equip") u përfshinë Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzia dhe Brunei.