Formimi i situatës aktuale në Evropë, "produkt" i së cilës dhe u bë Breivik, nuk ka filluar dy apo pesë vjet më parë, thotë analistja politike ruse Elena Ponomarjova. Shkas për këtë shërbyen edhe erozioni i vlerave tradicionale evropiane, edhe ngurrimi, madje mosdëshira, e emigrantëve për t'iu përshtatur rendit socio-kulturor, shoqëror si dhe zakoneve e dokeve të Evropës. Të gjitha këto së bashku provokojnë rritjen e agresivitetit social dhe anomalitë e psikologjisë sociale të shoqërisë, shprehet me bindje të plotë Elena Ponomarjova:

- Breivik nuk është gjë tjetër veçse një manifestim i problemeve që janë akumuluar nga shoqëria gjatë njëzet viteve të fundit. Por gjëja më e keqe, më e tmerrshme konsiston në faktin se të rinjtë e Evropës nuk shohin të ardhme për veten e tyre. Pikërisht këta njerëz të rinj dhe krijojnë strukturat ultra të dhjathta, radikale dhe neo-naziste. Ata duan të shohin ndonjë projekt të ri të komunitetit.

Në Evropë, sidomos në Francë, ku kohët e fundit vërehet pakënaqësia e hapur në rritje e banorëve autoktonë nga sjellja e të ardhurve (emigrantëve) në vend, kanë deklaruar mbi ekzistencën e vet si grupe të veçanta, ashtu dhe lëvizje të tëra, anëtarët e të cilave e quajnë veten "Vëllezërit e Anders". Partitë nacionaliste kanë kapërcyer barrierën e 5% në Suedi, Bullgari dhe Itali, atë 10% - në Holandë, Danimarkë, Hungari dhe Lituani, ndërsa në Finlandë ato janë shumë afër 20%. Në Norvegji nacionalistët kontrollojnë rreth 23% të ulëseve në parlament.

Çështja e integrimit të emigrantëve në qytetërimin evropian është mjaft komplekse. Myslimanët nga Evropa s’ke nga i lëviz më dhe problemi do të duhet të zgjidhet në ndonjë farë mënyre, thotë analisti politik rus Aleksei Kuznjecov:

- Integrimi i myslimanëve në shoqërinë evropiane është i domosdoshëm. Por gjatë kësaj do të ishte mirë të përcaktohej qartë se cilat janë vlerat evropiane, sepse ka dhe pseudo vlera evropiane. Për shembull, lejimi i martesave mes të njëjtit seks nuk ka kurrfarë lidhje me vlerat tradicionale evropiane. Prandaj të kërkohet, apo të pretendohet nga myslimanët, të cilët kanë ardhur në Evropë, respektimi i pseudo vlerave të tilla evropiane - kjo është një çmenduri e vërtetë.