Mendohej se asgjë të tillë nuk mund të kishte në ujërat e tij. Burimi i jetës për kolonitë koralore është bërë një rrjedhë (shatërvan) e fuqishme e gazit metan, konfirmojnë ekspertët.

Oazet e jetës ndodhen në pjesën veriore të Detit Ohotsk, jo larg ishullit të Paramushiro. Në një thellësi prej rreth 780 metrash nga një thyerje e kores së Tokës shpërthen, rrjedh me furi një shtyllë flluskuese metani me lartësi prej rreth 650 metra. Pikërisht ky gaz krijon rreth vetes komunitetin e përbërë prej organizmave detare, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" biologu rus Viktor Ivin:

- Deti i Ohotsk (Okhotsk) është i njohur për vendburimet e tij të pasura të naftës dhe gazit që fsheh në gjirin e vet. Si rezultat i proceseve gjeologjike atje ndodh rrjedhja e gazit metan. Në vende të tilla, të cilat shkencëtarët i quajnë "sipami" (nga fjala anglisht seep - rrjedh, pikon, kullon), ekzistojnë ato komunitete që ne kemi studiuar gjatë ekspeditës sonë.

Megjithatë, për studiuesit u bë tejet befasues fakti që në fundin e Detit Ohotsk nga energjia e gazit u rritën koloni të tëra koralesh. Zakonisht këto krijesa jetojnë në dete të ngrohta: në pjesët tropikale të oqeaneve Paqësor, Indian dhe Atlantik. Oqeanologët e Lindjes së Largët me ndihmën e një roboti nënujor, me foto dhe video kamera, të pajisur me manipulues të veçantë arritën të xhirojnë dhe të mbledhin jo vetëm korale, por edhe organizmat e tjera unike detare. Vëzhgimet ndaj shumë prej këtyre organizmave në habitatin e tyre natyror janë kryer për herë të parë, venë në dukje ekspertët. Pranë një burimi nënujor të metanit në sipërfaqe të dheut të fundit të detit janë gjetur gjithashtu edhe hidrate të gazit - një gaz i kristalizuar ky, të cilin shumë e quajnë karburantin e së ardhmen, tha Viktor Ivin:

- Është tashmë fort mirë e njohur se rezervat e naftës në planet nuk janë të pakufizuara. Llogaritjet e bëra tregojnë se për 50-60 vjet vendburimet e njohura të naftës do të shterojnë. Atëherë do të lindë problemi se nga të sigurohet, të merret energjia për industrinë dhe për garantimin e jetesës. Prandaj në 10 vitet e ardhshme do të duhet të zgjidhet çështja e nxjerrjes së hidrateve të gazit (hidrate metanike).

Sipas fjalëve të shkencëtarit, ekspedita me anijen kërkimoro-shkencore "Akademik Llavrentiev" (russ. “Академик Лаврентьев”) është e një rëndësie jashtëzakonisht të madhe për shkencën. Një herë të vetme hulumtime në këtë rajon janë zhvilluar 27 vjet më parë, kur nuk kishte një teknikë të tillë kaq të përsosur si kjo aktuale. Pikërisht ajo dhe u lejoi shkencëtarëve për të bërë zbulime me të vërtetë sensacionale.