Duke iu referuar vizitës së fundit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë Titus Corlacean në Moskë, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse vuri në dukje si më poshtë vijon:

- Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Rumania mbajtën bisedime konstruktive dhe thelbësore. Kjo ishte vizita e parë bilaterale e këtij niveli për 4 vitet e fundit. Takimi riafirmoi dëshirën e mirë të dyanshme për të përmirësuar marrëdhëniet ruso-rumune dhe kapërcimin e një stagnimi të caktuar të vërejtur në vitet e fundit në dialogun tonë.

Ai konfirmoi gjithashtu se palët kanë diskutuar edhe temën e realizimit të dërgesave të drejtpërdrejta të gazit rus në Rumani me anashkalim të ndërmjetësve aktualisht ekzistues si dhe atë të zgjidhjes së problemeve me të cilat përballen investitorët rusë në Rumani, duke saktësuar:

- Gjatë negociatave të zhvilluara nga ana e palës ruse u theksua domosdoshmëria e gjetjes së zgjidhjeve urgjente të disa problemeve të kompanive ruse që punojnë Rumani: "Vimetko-Alro", "TMK", "Lukoil", "Gazprom-Neft".

Pyetjes në lidhje me fatin e rezervave të arit rumun, që mund të kenë mbetur në Rusi pas Luftës së Parë Botërore, z. Masllov iu përgjigj:

- Tema e të ashtuquajturit ari rumun nuk figuron në axhendën e dialogut tonë politik. Ajo i është lënë për shqyrtim shkencëtarëve dhe historianëve së bashku me një sërë çështjesh të tjera që lidhen me historinë tonë të përbashkët. Për studimin e tyre në vitin 2004 u krijua posaçërisht një komision dypalësh publik.

Duke i dhënë një vlerësim të përgjithshëm rezultateve të vizitës së Ministrit të Jashtëm rumun në Rusi, diplomat i lartë rus theksoi:

- Ne jemi të kënaqur me rezultatet e negociatave aktuale, por të konfirmohet kategorikisht se në marrëdhëniet midis dy shteteve pas kësaj do të fillojë një etapë e re, ndoshta, është e parakohshme. Këtë vetëm koha do ta tregojë. Në çdo rast, vizita ishte sigurisht e dobishme dhe kontribuoi për përforcimin e fillesave konstruktive në dialogun ruso-rumun. Ne shpresojmë se bisedimet do të japin një shtysë, impuls të fuqishme për rritjen e bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm në një gamë të gjerë fushash.