Populli serb është duke bërë gjithçka të mundur për të mbajtur Kosovën dhe Metohinë, por rreziku që këto territore të dalin jashtë përbërjes së Serbisë sot është më i madh se kurrë, theksoi Kreu i Kishës Orthodhokse Serbe:

- Për fat të keq, aktualisht në këtë çështje kanë ndërhyrë shtetet perëndimore që synojnë t’i ndajnë këto territore nga Serbia dhe të formojnë në këto hapësira një shtet të dytë shqiptar. Ne jemi duke luftuar me dëshpërim e në mënyrë të pashpresë, po përpiqemi për të negociuar me shqiptarët. Por ata nuk tolerojnë, ata nuk durojnë dot askënd pranë vetes. Dhe ky është problemi ynë më i madh. Nëse ne heqim dorë nga Kosova dhe Metohija, kjo do të thotë se ne duhet të heqim dorë nga kultura jonë, nga shpirtërorja jonë. Autoritetet e vendit tonë janë totalisht nën ndikimin e Perëndimit. Kjo dhe është arsyeja pse ne po i drejtohemi për ndihmë Rusisë.

Fakti që Kreu i Kishës Serbe i kërkon ndihmë Kishës Orthodhokse Ruse është krejtësisht i natyrshëm, ndërsa pjesëmarrja e Patriarkanës së Moskës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës mund të jetë shumë e rëndësishme, me peshë, mendon Profesori i Asociuar (Docenti) i Katedrës së Historisë së vendet sllave dhe ballkanike të Universitetit të Shën Petersburgut, Vladimir Vasilik:

- Kisha Orthodhokse e Rusisë mund të ndihmojë jo vetëm moralisht, por edhe politikisht, pasi zëri i saj ka peshë sot. Ajo mund t’i bëjë thirrje Qeverisë së Federatës Ruse për ndërmarrjen e hapave më efektivë diplomatikë që synojnë mbajtjen e Kosovës në sferën e sovranitetit serb.

Udhëheqjes politike të Serbisë i mungon sot principialiteti në zgjidhjen e çështjen së Kosovës, shprehet me bindje të plotë Patriarku rus Kirill:

- Udhëheqja politike e vendit duhet t’i vërë veshin zërit të Kishës Orthodhokse Serbe dhe të mos e injorojë atë. Ne besojmë se është e domosdoshme të mendohen modele të zgjidhjes së situatës në Kosovë dhe Metohi në mënyrë të tillë, që çdo model të parashikojë garanci të forta për ekzistencën e komunitetit dhe shenjtëroreve të Kishës Orthodhokse Serbe. Dhe në formimin e një modeli të tillë duhet të përfshihet edhe Kisha Orthodhokse Serbe, e cila mbart përgjegjësinë shpirtërore dhe morale për ekzistencën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi.

Ruajtja e vendeve të shenjta serbe (shenjtëroreve) është një nga çështjet më të ndjeshme si për Kishën serbe, ashtu dhe për Kishën ruse. Gjatë viteve të konfliktit në këto territore të ish-Jugosllavisë, që janë bërë tani të diskutueshme, kanë humbur mbi 150 monumente të arkitekturës serbe dhe trashëgimisë kulturore. Kurse ato që kanë mbijetuar janë në një gjendje me të vërtetë të mjerueshme.