Për specialistin e letërsisë dhe filologjisë ruse (rusistin), austriakun Dr. Erich Poyntner, njohja me Rusinë filloi me lojën e shahut.

- Që në fëmijërinë time të hershme unë kam qenë tepër i dhënë pas lojës së shahut, - shpjegon z. Poyntner. - Idhujt e mi ishin Anatoli Karpov (Anatoly Karpov) dhe Gari Kasparov (Garry Kasparov). Fillova të studioj rusishten në mënyrë që të kisha mundësi të lexoja revistat ruse të shahut. Dhe vetëm pas kësaj mu ngjall interesi për letërsinë ruse.

Me kalimin e kohës interesi u rrit duke u shndërruar në një profesion, kurse mësimdhënia e gjuhës ruse u bë për mua puna kryesore dhe më e dashur në jetë.

Kolegia polake e Erich Poytner, Dorota Jasiak, ka gjetur një mënyrë të vetën për të ndërlidhur lojën me mësimdhënien. Ajo së bashku me nxënësit e saj ka krijuar një trupë teatrale. Ndërsa filloi e gjithë kjo me faktin e organizimit nga Dorota me nxënësit gjatë orëve të mësimit të skenave të ndryshme në klasë me qëllim që materiali të përvetësohej më lehtë prej tyre.

- Ndryshime jashtëzakonisht të mëdha kanë ndodhur që atëherë me disa nga fëmijët - tregon pani Dorota Jasiak. - Ata nxënës, të cilët në përgjithësi tentonin të mbeteshin pa u vënë re, të qëndronin “në hije”, papritmas filluan të bëhen aktivë. Dhe jo vetëm në orët e mia të mësimit.

Pani Jasiak shpreson se, duke u njohur me Rusinë që në fëmijëri, nxënësit e saj do të rriten njerëz të çliruar nga stereotipet, ndërsa në Poloni nuk do të vijë kurrë më ajo kohë kur gjuha ruse të jetë nën ndalim të heshtur, të pashpallur jozyrtarisht.

Objektiva edhe më ambicioze shtron përpara vetes Olga Aleksandre. Olga nuk është ndonjë filologe apo specialiste në fushën e filologjisë ruse (rusiste). Ajo është thjesht një grua ruse. 26 vjet më parë Olga Aleksandre u zhvendos me banim në Zvicër, u martuan atje dhe u bë me fëmijë. Para saj u ngrit problemi: si t’i rrisë ata rusë të vërtetë duke u ndodhur larg atdheut, Rusisë? Kështu u hap kopshti i parë rus i fëmijëve në Zvicër. Sot "Matrioshkat" - kështu e ka quajtur Olga projektin e vet - funksionojnë në Zyrih, Montreux, Lozanë dhe Gjenevë. Këto institucione mësimore janë të dizajnuara posaçërisht për fëmijët nga martesat e përziera, tregon Olga Aleksandre:

- Detyra jonë është të kultivojmë gjithçka ruse tek fëmijët e lindur nga martesat e përziera. Me qëllim që kjo të jetë një pjesë integrale e shpirtrave të tyre, që ata ta ndjenë veten pjesë të pandarë të botës ruse!

Por doli që për të qenë një rus i vërtetë vetëm gjuha është pak. Është e pamjaftueshme të lexuarit dhe të shkruarit e gjuhës ruse për ta ndjerë veten pjesë të pandarë të botës ruse. Duhet kuptuar gjithashtu se në çfarë beson Rusia. Kështu pra, në Zvicër u duk një kamp veror orthodhoks, në të cilin vijnë çdo vit fëmijë nga e gjithë bota, pavarësisht nga përkatësia kombëtare dhe feja që praktikojnë.

Studimi i gjuhës ruse në mënyrë të pashmangshme sjell me vete zhytjen në kulturën e Rusisë. Për të gjithë pjesëmarrësit e Forumit të Parë Ndërkombëtar të pedagogëve dhe mësuesve gjuha ruse është shumë më tepër se thjesht një mjet komunikimi. Ajo është një botë e tërë...