Tregu ka reaguar negativisht ndaj lajmit të dorëheqjes së Ministrit të Financave dhe atij të Punëve të Jashtme të Portugalisë. Të dy anëtarët e qeverisë janë larguar nga detyra në shenjë proteste në sfondin e miratimit të masave shtrënguese të mëtejshme në vend. Për shkak të së ardhmes së paqartë, madje të mjegullt të Portugalisë, letrat e saj me vlerë janë bërë më të ekspozuara ndaj rrezikut, çka shkaktoi rritjen e profitabilitetit të obligacioneve dhjetëvjeçare. Indeksi kryesor i bursë së Lisbonës PSI-20 ra me pothuajse 7%, që u bë rënia më e fortë që nga tetori i vitit 2008. Situatën e krijuar e komentoi Kreu i Departamentit Analitik të Grupit të Kompanive "Forex Club" Andrei Dirgin:

- Çdo faktor i destabilitetit mund të çojë në largimin e investitorëve kryesisht nga aktivet portugeze në rrezik më të lartë kërcënues. Ne po flasim në këtë rast për tregun e aksioneve. Të gjitha indikacionet flasin mbi atë se Portugalia e ka gjithnjë e më e vështirë për të tërhequr fonde. Në të ardhmen e afërt situata në këtë vend nuk ka gjasa të ndryshojë.

Vështirësitë në zonën më të qetë problematike të Evropës filluan më herët se dorëheqja zyrtare e ministrave. Masat jopopullore shtrënguese shkaktuan në radhët e popullsisë shumë pikëpyetje. Presionit të vazhdueshëm nuk mundi t’i rezistonte më i parë Ministri i Financave, Viktor Gaspar, i cili ka mbështetur programin e kursimit të rreptë me qëllim të përmbushjes së angazhimeve të Lisbonës para kreditorëve ndërkombëtarë. Gjatë largimit nga posti i vet ai deklaroi se qeveria është e paaftë për të siguruar zbatimin e këtyre masave shtrënguese. Ai u mbështet nga Ministri i Jashtëm, Paulo Portas. Udhëheqësi i Partisë Popullore konservatore, e cila siguronte stabilitetin në parlamentin portugez, gjithashtu dha dorëheqjen. Pikërisht në përçarjen e parlamentit dhe konsiston rreziku kryesor i krizës politike në Lisbonë. Por skenari i zgjedhjeve të parakohshme është i pamundur në vend, sepse është bërë si shumë punë për t’i lënë të gjitha reformave në mes të rrugës.

Analistët tani vrasin mendjen: nëse do të mund t’i minojnë dot apo jo problemet portugeze tregjet financiare në të gjithë zonën e euros. Disa prej tyre e quajnë Portugalinë “mjellmë të zezë" (“black swan"), duke bërë analogji me Greqinë. Të tjerë janë të prirur të konfirmojnë se investitorët i kanë siguruar që prej kohësh rreziqet e tyre me obligacionet portugeze. Banka Qendrore Evropiane (BQE) po vazhdon të blejë obligacione shtetërore në Evropë, duke përfshirë edhe letrat portugeze me vlerë, edhe tani, por gradualisht po zvogëlon megjithatë vëllimin e blerjes së tyre. Nëse do të jetë e gatshme Evropa për të ndihmuar Portugalinë - kjo mbetet një çështje e diskutueshme. Ndihma mund t’i refuzohet asaj për shkak të huadhënëses kryesore të Evropës - Gjermanisë. Në prag të zgjedhjeve të Bundestagut Angela Merkel ka shanse të mira për të fituar. Ndërsa duke mbështetur Portugalinë ajo rrezikon të humbasë një pjesë të votave të gjermanëve. Megjithatë, duke zgjedhur në mes të Greqisë që nuk synon aspak të kursejë dhe Portugalisë që i ka shtrënguar fort të gjitha rripat, BE-ja do të preferojë të ndihmojë atë vend, në të cilin janë më të prirur për t’i vënë veshin këshillave të saj.