Unë nuk jam aspak i prirur të mbështes mendimin fort të përhapur aktualisht se në fillim të "Pranverës arabe" udhëheqja e SHBA-së dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë ishin euforikë në lidhje me të. I gjithë problemi konsiston në faktin se "Pranvera Arabe" çoi në përmbysjen e një sërë regjimeve autoritare të mbështetura nga SHBA-ja dhe aleatët e saj. Por si rezultat i "Pranverës arabe" situata filloi të ndryshojë.

Në formën më të spikatur, më mbresëlënëse kjo ka ndodhur në Egjipt, ku pushteti u ndodh i përqendruar në duart e organizatës "Vëllazëria Myslimane". Kjo organizatë nuk ishte iniciatore e ndryshimeve revolucionare në vend. Por, duke qenë forca më e organizuar në vend, pikërisht "Vëllezëria" e shfrytëzoi në interes të vet fitoren e arritur mbi regjimin e rrëzuar të Hosni Mubarak.

Pasi erdhi në pushtet Presidenti i ri egjiptian, Mohammed Mursi filloi të devijojë nga drejtimi dhe karakteri sekular (laik) i shtetit. Ky devijim u shoqërua me zgjerimin e tepruar aktiv të funksioneve të Presidentit dhe nisi të ndikojë në mënyrë evidente në përkeqësimin e situatës ekonomike.

Përse flasin aksionet masive të protestës të egjiptianëve të pakënaqur, të cilat çuan në dorëheqjen e presidentit? Ato dëshmojnë qartë se praktikimi i Islamit prej shumicës së popullatës egjiptiane nuk do të thotë aspak pajtim i saj me islamizimin e shtetit.

Sipas raporteve të mediave, SHBA-ja është duke ndërmarrë tentativa për të kontrolluar krizën, por pothuajse të gjithë presionin e vet amerikanët e kanë përqendruar vetëm mbi njërën anë - ushtrinë. Ajo është kërcënuar nga Shtetet e Bashkuara se në rast të ndërmarrjes së ndonjë grushti shteti ushtarak ato do të pezullojnë menjëherë ndihmën e tyre financiare - 1.3 miliardë $ në vit.

Këto kërcënime janë bërë pikërisht në momentin kur ushtria deklaroi se nuk do të luftojë kundër popullit të vet, se ajo kërkon gjetjen e një rrugëdalje paqësore nga situata e krijuar. Amerikanët i paraqitën ultimatumin ushtrisë egjiptiane në momentin kur shumë besonin se ushtria është e vetmja forcë që mund të parandalojë gjakderdhjen.

Dihet tashmë fort mirë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur gjatë gjithë kësaj kohe kontakte me "Vëllazërinë Muslimane" - për këtë është shprehur në kohën e vet Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton. Në këtë rast lind natyrshëm pyetja: Mos është i drejtuar vallë pozicioni aktual i SHBA-së për të mbështetur aspiratat demokratike të egjiptianëve, të cilat po përshkallëzojnë gradualisht duke u shndërruar në një lëvizje masive proteste kundër "Vëllazërisë Myslimane"? Unë mendoj se jo.