Radiokompania "Zëri i Rusisë" po publikon disa fragmente nga bisede e tyre me Presidentin e Iranit.

Z. President, cili është vlerësimi juaj përkatësisht situatës në Siri?

- Së pari, të gjitha kombet kanë të drejtën që të respektohen. Popujt vetë duhet të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Qeveritë, që vijnë në pushtet me ndihmën e shteteve të huaja, janë jetëshkurtëra. Pozicioni ynë në lidhje me Sirinë është i tillë: ne jemi në favor të vendosjes së një armëpushimi kombëtar dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të pavarura në këtë vend.

Momenti i dytë ka të bëjë me strategjinë e vendeve perëndimore dhe qëllimet e e tyre të vërteta. Ato ndjekin logjikën e vënies në jetë të planit të vet, të cilin këto shtete e kanë quajtur ndërtimi i "Lindjes së re të Afërme dhe të Mesme". Kurse, në të vërtetë, vendet perëndimore nuk e duan aspak zgjidhjen paqësore të konfliktit në Siri. Për shkak se një situatë e tillë e paqëndrueshme është në avantazhin e tyre. Ato duan të destabilizojnë jo vetëm Sirinë, ndërkohë që po destabilizojnë realisht Irakun, Afganistanin, Libinë dhe Turqinë. Unë kam parashikuar që disa vite më parë se në Turqi do të tensionohet situata. Perëndimi nuk dëshiron që në rajonin e Lindjes së Mesme të ketë shtete të forta.

Edhe një çështje tjetër është programi bërthamor i Iranit. Zgjidhja pozitive e saj do të ketë një ndikim pozitiv edhe në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Iranit, edhe në situatën rreth Iranit në tërësi.

Çfarë perspektivash shihni ju?

Tashmë ka pasur jo pak momente kur ishte plotësisht e mundur zgjidhja e kësaj çështjeje. Por asnjëra prej palëve, për fat të keq, nuk përfitoi nga rastet që u krijuan. Dhe kjo për shkak të faktit se pas kësaj fshihet ​​një problem shumë më serioz sesa programi aktual bërthamor iranian. Ekziston konfrontimi historik mes Perëndimit dhe Iranit.

Po si mund të zgjidhet atëhere ky problem?

- Ne kemi për qëllim krijimin e një bote të tillë, në të cilën të merreshin parasysh interesat dhe mundësitë e të gjitha vendeve. Ai rend botëror, i cili ekziston që prej më shumë se 400 vjetësh, nuk i përgjigjet më nevojave të njerëzve. Qëllimi ynë është vendosja e drejtësisë në të gjithë botën.

Në bisedimet në Moskë ju me siguri keni diskutuar detajet e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Rusinë. Disa vite më parë pala ruse u tërhoq nga realizimi i kontratës për furnizimin në Iran të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore “S-300” (russ. “C-300”).

A ju duhet vallë më ju një armë e tillë?

- Për fat të keq, një gjë e tillë ka ndodhur me të vërtetë. Megjithatë kolegët tanë të sferës ushtarake tani janë duke e diskutuar bashkarisht këtë çështje. Unë shpresoj shumë se ky rast nuk do të ndikojë në perspektivat e përgjithshme në këtë fushë. Jam plotësisht i prirur ta vlerësoj në mënyrë shumë optimiste bashkëpunim tekniko-ushtarak midis Rusisë dhe Iranit.