49-vjeçarit François Murad iu pre koka 8 ditë më parë. Rrethanat e ekzekutimit të priftit nuk janë plotësisht të qarta, por njoftimet që manastiri françeskan, ku ndodhej ai u sulmua nga rebelët, u konfirmuan.

Burimet siriane deklarojnë se sulmuesit janë të lidhur me grupin xhihadist "Jabhat al-Nusra", i cili nga ana e vet ka lidhje të ngushta me organizatën terroriste "Al-Qaeda".