Helikopteri i kompanisë ajrore “Linjat Ajrore Polare” u përplas me një kodër, pasi ekuipazhi humbi kontrollin e drejtimit të tij për shkak të rrymave të ajrit në rënie. Të dhëna të sakta për viktima dhe të lënduar nuk ka ende.

Është njoftuar se në mesin e pasagjerëve të helikopterit ishin 11 fëmijë. Menjëherë pas aksidentit ajror policia njoftoi se 15 persona kanë humbur jetën, por Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion. Drejt vendit të aksidentit janë nisur ekipet e shpëtimit.