Refuzimi i parimeve themelore të kontratave afatgjata për gazin do të japë goditje mbi prodhuesit e tij dhe si përfundim do të minojë sigurinë energjetike të vendeve blerëse të gazit, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalës së marrë në Samitin e Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit, i cili po mbahet aktualisht në Moskë.

0Ai bëri thirrje për të mos harruar se përdorimi i gjerë i gazit natyror do të lejojë gjithashtu përmirësimin e ndjeshëm të situatës mjedisore. Putin deklaroi se për sigurinë energjetike dhe mjedisore duhet paguar dhe se këtu nuk ka asnjë nëntekst politik.