Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, merr pjesë në Samitin e Gazit, i cili po zhvillohet më 1-2 korrik në Moskë.

Siç njoftuan në Ambasadën venezueliane në Moskë, Presidenti aktual do të përurojë në kryeqytetin rus një rrugë të emëruar në nder të Presidentit të ndjerë të Venezuelës, Hugo Chávez.

Pas përfundimit të Forumit të Gazit Nicolás Maduro do të udhëtojë për në Minsk, ku ai pritet të takohet me Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko.