Në Rio de Janeiro ka pasur sërish përleshje ndërmjet policisë dhe pjesëmarrësve të aksionit të protestës në afërsi të stadiumit "Marakana" (“Maracanã”), ku të dielën ekipi kombëtar brazilian i futbollit fitoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj skuadrës përfaqësuese të Spanjës në ndeshjen finale të Kupës së Konfederatave.

Protestuesit hodhën gurë dhe kokteje Molotov mbi oficerët e policisë, kurse në përgjigje të këtyre veprimeve policia vuri në përdorim ndaj tyre gazin lotsjellës.

Turneu i futbollit u shoqërua me protesta masive kundër korrupsionit, cilësisë së dobët, për të mos thënë të keqe, të shërbimeve sociale dhe shpenzimeve kolosale për përgatitjen e Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili do të mbahet në Brazil në vitin 2014.