Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, respektivisht Barak Obama dhe Vladimir Putin, udhëzuan FBI dhe FSB (Shërbimin Federal rus të Sigurimit) për të gjetur një rrugëdalje reciprokisht të pranueshme nga situata e krijuar në lidhje me ish-oficerin e CIA-s, Snowden Edward, i cili ndodhet aktualisht në zonën tranzit të aeroportit ndërkombëtar të Moskës "Sheremetievo". Kjo u njoftua nga Kreu i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikollai Patrushev.

Sipas fjalëve të Patrushev, as Obama dhe as Putin nuk kanë ndonjë recetë të gatshme për daljen nga kjo situatë, prandaj ata udhëzuan krerët e agjencive të inteligjencës për të vendosur një ndërveprim të vazhdueshëm me qëllim të gjetjes së rrugëzgjidhjes. Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus vuri në dukje gjithashtu se gjetja e kompromisit në këtë situatë nuk do të jetë aspak e lehtë.