Nënshkrimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve nga autoritetet e Serbisë dhe Kosovës i dha fund njëherë e mirë konflikteve në Gadishullin e Ballkanit, deklaroi Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuj.

"Marrëveshja i dha fund periudhës së konflikteve që kanë lindur mu në zemër të Europës dy dekada më parë. Është plotësisht e drejtë që pikërisht Bashkimi Evropian, i cili u ngrit mbi gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore, po bëhet vend i pajtimit dhe takimit të popujve të Ballkanit", - u tha ai gazetarëve të hënën.