Në bazë të klasifikimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-së, Gjermania është përfshirë në listën e të ashtuquajturve "partnerë të klasit të tretë". Për këtë shkruan botimi gjerman “Der Spiegel” duke cituar dokumentet e vjedhura nga ish-oficeri i zbulimit amerikan, Edward Snowden.

Përkatësisht intensitetit të spiunazhit kibernetik të SHBA-së Gjermania mund të krahasohet me Kinën, Irakun apo Arabinë Saudite. Sa për krahasim, "partnerë të klasit të dytë" janë Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe, të cilat janë përjashtuar nga numri i objekteve të sulmeve të spyware-ve.