Të paktën shtatë persona u vranë në përleshjet që shpërthyen mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Presidentit egjiptian Mohammed Mursi të dielën. Janë plagosur si rezultat i këtyre përleshjeve, sipas njoftimeve të autoriteteve, në mbarë vendi mbi 613 njerëz.

Në Sheshin Tahrir të dielën u mblodh numri më i madh i njerëzve që nga koha e revolucionit të vitit 2011. Këtë ditë u mbush plot një vit që nga data e hyrjes së Mohammed Mursi në detyrën e presidentit të vendit. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Presidentit, duke e fajësuar atë për faktin se ai i vë interesat e partisë së tij mbi interesat e popullit.