Krerët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord në një takim në Bruksel, për të filluar negociatat për pranimin e Serbisë në BE në janar të vitit 2014.

Siç u theksua, vendimi u mor lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Krerët e shteteve të BE-së përshëndetën gjithashtu anëtarësimin më 1 korrik në Bashkimin Europian të shtetit të 28-të, Kroacisë.