Babai i ish-punonjësit të CIA-s Edward Snowden, i cili është në kërkim nga SHBA-ja për shkak të bërjes publike të dokumenteve konfidenciale rreth aktivitetit të organaeve të zbulimit amerikan, konfirmon se djali i tij është gati të kthehet në Shtetet e Bashkuara në rast plotësimi të kushteve të caktuara.

Sipas fjalëve të të atit, kushtet e kthimit janë ofrimi i garancive që Snowden nuk do të arrestohet në SHBA para gjyqit dhe se do të kryhet një gjykim i hapur.