Konfrontimi mes vendeve të ndryshme në Arktik mund të shkojë përtej kufijve të diplomacisë, ndërsa Rusia mund të kërcënohet nga aktet e sabotimit, deklaroi të premten Zëvendëskryeministri rus Dimitri Rogozin.

"Eksplorimi aktiv i shelfit arktik do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një konflikt të interesave midis vendeve që parashtrojnë interesat e tyre. Nuk përjashtohet mundësia që përballja të tejkalojë kufijtë diplomatikë. Ka mundësi që objektet ruse të naftës dhe nxjerrjes së gazit të vihen në shënjestër të akteve të fshehta të sabotimit nga ana e vendeve konkurrente", - tha Rogozin gjatë konferencës shkencore "Tregohuni të fortë: garancitë për sigurinë kombëtare ruse".