Larvat e mushkonjave që mund të jenë bartëse të malaries, u zbuluan nga epidemiologët këto ditë në dy zona plazhi në periferi të Moskës.

Ekziston probabiliteti i lartë se larvat mund të bëhen bartëse të një sëmundjeje të rrezikshme të tillë si malarja. Megjithatë, tashmë është kryer dezinfektimi i rezervuarit - kështu që kërcënimi i një skenari të padëshirueshëm është mënjanuar.

Vaksina e malaries aktualisht nuk ekziston, por po punohet aktivisht për zhvillimin e saj.