Zëri i Rusisë Autoriteti rus i Kontrollit Ushqimor në Shën Petersburg është vënë në kërkim të një partie me manaferra të buta (ndryshe mjedër) të infektuara me norovirusin e rrezikshëm GII, që u importua nga Polonia. Është verifikuar se prodhuese e produktit në fjalë është kompania OerlemansFoodsNederlandB.V.

Ky produkt është eksportuar edhe në Austri, Finlandë, Gjermani, Irlandë, Holandë, Poloni, Spanjë, Suedi, Britani të Madhe dhe Ukrainë.