Autoritetet e shtetit Sonora në veriperëndim të Meksikës shpallin gjëndjen alarmante: sipas parashikuesve të motit, të premten termometri në disa zona të shtetit mund të rritet deri në 49 gradë Celsius.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile njoftoi se kjo temperaturë jashtëzakonisht e lartë dhe e pazakonshme për muajin qershor vjen si rezultat i zonës me presion të ulët atmosferik.

Periudha shumë e nxehtë do të zgjasë rreth 4 ditë, por autoritetet nuk presin një ndryshim të shpejtë të motit dhe kanë përgatitur vende të veçanta strehimi, ku njerëzit mund të gjejnë strehë nga i nxehti i madh.