Tre moskëvitëve iu nevojit ndihma mjekësore për shkak të të nxehtit anormal, i cili ka pushtuar kryeqytetin. Atyre të gjithëve u ra vapa në kokë. Një person u shtrua në spital.

Në rajonin metropolitan do të mbizotërojë deri në fund të javës vapa jashtë normales për fundin e muajit qershor. Sot sipas njoftimeve të Shërbimit Meteorologjik të Moskës dhe qarkut të Moskës ka gjasa të vendoset një rekord i ri i temperaturës.

Të enjten ajri arriti një temperaturë prej 32 gradësh Celsius, duke e tejkaluar me 0,6 gradë rekordin e mëparshëm të ditës - 31,4 gradë.