Kompania energjetike ruse "Gazprom" kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do ta ruajë gazin në objektet ukrainase të magazinimit nëntokësor, deklaroi të premten Kreu i gjigandit të gazit rus, Aleksei Miller.

"Gazprom" ka përvojë me pompimin e gazit dhe dërgimin e tij për ruajtje në objektet ukrainase të magazinimit nëntokësor dhe kjo përvojë është tejet negative. Ne kemi marrë një vendim shumë të ashpër: asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk do të pompohet gaz në objektet ukrainase të magazinimit nëntokësor", - tha Miller në një konferencë për shtyp.