Në Moskë u prezantua një linjë e re produktesh me simbolet e Lojrave Olimpike në Soçi - 4 koleksione valixhesh për të rritur dhe fëmijë, si dhe kllëfa për to.

Valixhet për fëmijë janë ilustruar me maskotat e Olimpiadës në Soçi: Ariu i Bardhë, Lepurushi dhe Leopardi. Në koleksionin e valixheve për të rritur është dizenjuar mozaiku i Soçi-2013. Koleksioni përmban si valixhe të modeleve kompakte që mund të merren në bordin e avionit, ashtu edhe valixhe më të mëdha dhe më të forta, të cilat mund të mbajnë pajisjet për aktivitete në natyrë.

Kllëfat gjithashtu janë iluastruar me mozaikun dhe hajmalitë e Olimpiadës në Soçi. Ata janë të përshtatshëm për shumicën e valixheve me lartësi 65-78 cm.